shqip > Veprimtari

 

 

 

Kujtime Kolegėsh

Kolė Jakova
Besa Imami
Ndrekė Luca
Margarita Xhepa
Tish Daia
Pirro Mani
Drita Pelingu
Agim Zajmi
Gjon Karma
Ilia Shyti
Tinka Kurti
Klara Kodra
Pjerin Logoreci


Mendimi estetik teatror, profesionist
 

Mexhit Prenēi
Gjovalin Shkurtaj
Vangjush Furxhi
Loni Papa
Yllka Mujo


Mbi artin e aktrimit
 

Marie Logoreci

 

 

 

 

 



Kujtime Kolegėsh

 

Kolė Jakova
shkrimtar


 

 

Loken e kam shkruar pėr Marien

 

 

Ata qė e njohėn sė afėrmi Marie Logorecin, sidomos nė lidhje me punėn nė skenė, ndjejnė njė dhimbje krenare tani qė ajo nuk ėshtė mes nesh. Sa mė tepėr kohė tė shkojė, aq mė shumė do tė rritet figura e saj si aktore, aq mė tepėr do tė kujtohen rolet e saj tė papėrsėritshėm.

Si u ēlirua Shqipėria mua mė emėruan drejtor tė tė parit teatėr shtetėror. Teatri nisi punėn me aktorė partizanė, tė ardhur nga mali, si Besim Levonja, Anton Pano etj., amatorė tė qyteteve tė ndryshme tė vendit, tė dashuruar pas artit tė skenės qė kishin luajtur edhe mė parė si Loro Kovaēi, Mihal Popi, Mihal Stefa, Xhevat Serezi, Gjon Karma. Veē kėtyre, nė teatėr kishim edhe vajza tė reja si Behije Ēela, Marta Buda, Liza Vorfi. Problemet e teatrit ishin tė shumta dhe tė vėshtira. Aktorė si Mihal Popi, Kadri Roshi dhe ndonjė tjetėr kishin vetėm katėr klasė fillore, kurse Besim Levonja nuk kishte qenė kurrė nė shkollė. Ndaj duheshin mbushur boshllėqet.

Nė kėtė kohė erdhi Maria

- Ti duhet tė vish nė teatėr!, - i thashė.

- Po mua mė pėlqen tė kėndoj, - m’u pėrgjigj.

- E po mirė, herė pas here edhe do tė kėndosh. Kėtu kanė ardhur edhe Behije Ēela dhe Liza Vorfi qė kėndonin nė Radio.

- Do tė mendohem njė herė, - tha.

Kėshtu Maria erdhi e u fut nė ansamblin tonė. Regjisorėt Pandi Stillu e Sokrat Mio qė e morėn nė prova thanė fjalėt mė tė mira. Skena pėr Marien nuk ishte e panjohur. Nė njė pjesė tė huaj, Maries iu dha roli kryesor, bashkė me Naim Frashėrin. Suksesi i tė dyve qe i madh. Maria u paraqit e shkėlqyeshme nė kėtė rol, ku edhe u afirmua si aktore me merita. Me sa di unė Maria nuk vajti mė tė kėndonte nė Radio.

Mė pas ajo luajti edhe role tė tjera, nė tė cilat u dallua gjithnjė e mė tepėr. Kam parasysh rolin e Fatimes, magjistares nė dramėn "Halili dhe Hajria". Loja e saj me partner Naim Frashėrin ishte me tė vėrtetė diēka e rrallė. Qeshja e saj dhe e Loro Kovaēit si dhe sjellja e tyre revoltonte edhe vetė aktorėt nė studio jo mė shikuesit kur u shfaq nė skenė.

Maria shkėlqeu jo vetėm kėtu, por nė ēdo rol, si tek Shekspiri, nė dramėn spanjolle etj.

 

SIPER

 

 

Besa Imami

Artiste e Merituar (aktore)

 

Pasione qė buronin nga njė shpirt i gjerė

 

E njoha Marien ashtu siē ish. E bukur, me sy, vetulla e flokė tė zes. Tepėr e gjallė, tepėr e qeshur, me njė gaz tingėllues. Me sy ekspresivė si tė Maries, qė ishin aq tė ėmbėl nė butėsi e aq tė egėr nė inat. Kėta sy i mbaj mend mirė, sepse shpesh mė ka qėlluar tė jem ballė pėr ballė me tė nė skenė si nėnė e bijė, si nuse e vjehėrr, si motra, si shoqe, si armike. Partnere serioze. Fantazia e saj... si bahēe me lule! (Ah lulet! Maria i deshte aq shumė. Kopshti i shtėpisė sė saj edhe sot ėshtė si qilim me ngjyra tė shumėllojshme dhe ky qilim ishte "thurur" nga ajo vetė. Ajo i mbillte, i prashiste, i ujiste...)

Me Marien, partneren e mirė, gjithė potencė, kam inter-pretuar nė mjaft drama, nga kohėt mė tė hershme e deri nė rolin e saj tė fundit ku ishim dublante.

Pothuaj tėrė jetėn skenike kemi qenė nė njė kabinė. Njėherė, tek punonim pėr tė zgjidhur "maskat" e roleve tek "Morali i zonjės Dulska" ajo ishte e shqetėsuar, diē i mungonte personazhit tė saj. E pyes:

- Ēfarė ke, moj Marie?

- S’po e gjej ēa dreqin i mungon kėtij grimi!,- m’u pėrgjigj dhe befas bėrtiti,- E gjeta moj! Nishani! Nishani nė faqe mė mungon! Ai ma bėn fytyrėn jo vetėm tė egėr, por edhe tė bukur para zonjės Dulska!

Kur pėrgatisnim dramėn "Halili dhe Hajria" gjatė provave nė skenė i them Maries qė luante Fatimen:

- Pse i tėrheq aq rėndė papuēet?

 

 Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

qershor 1988

SIPER

 

 

 

Ndrekė Luca

Artist i Popullit (aktor)

 

Skena - jeta e saj

 

E pashė sė pari nė rolin e Alisės nė dramėn "Rrėnjėt e thella", ku Maria zbuloi qartė rrėnjėt e thella tė talentit tė saj qė mė vonė do tė krijonte figura tė pėrsosura nga dramaturgjia kombėtare dhe ajo botėrore. Nė kėtė kohė ajo luante aq bukur edhe Fatimen fallxheshė, dinake e cinike nė dramėn "Halili dhe Hajria". Por personazhi qė nė tė ardhmen do t’i jepte emrin e vet ishte Lokja, interpretuar prej saj pėr herė tė parė nė vitin 1954. Ishte e re pėr kėtė rol, 34 vjeē, por Maria krijoi njė nėnė- loke me aq vėrtetėsi e besueshmėri, saqė me tė drejtė gjithkush u trondit. Unė nuk gjej fjalė pėr ta pėrshkruar atė ēast. Zėri i saj aq njerėzor me tingull tragjik mbyste dhimbjen e madhe dhe dukej sikur u bėnte thirrje tė gjitha nėnave qė tė qėndrojnė krenare e burrėrisht si ajo e tė mos mposhten edhe para goditjeve tė tilla. Kam interpretuar rolin e Lekės nė atė shfaqje dhe thirrjen e Lokes e dėgjoja jashtė skene. Me tronditjen qė mė shkaktonte, hyja mė vonė nė skenė, ku e pėrqafoja pėr herė tė parė nėnė Loken, ēka e prekte aq shumė publikun. Lokja-Marie, menjėherė kalonte nė njė gjendje tjetėr shpirtėrore dhe shfaqjes i jepte njė tingull optimist. Kjo Loke tipizon plotėsisht nėnėn shqiptare dhe me tė drejtė vlerėsohet si njė nga figurat mė tė suksesshme nė skenėn tonė.

Me kėtė rast po kujtoj njė nga ngjarjet qė lidhet me kėtė rol. Ishim nė turne dhe mbas shfaqjes na afrohet njė fshatare plakė e na drejtohet: "A ma gjeni Loken, se dua t’i flas dy fjalė me tė". - Unė jam Lokja - i tha Maria. - Ti?! - ia priti plaka e ēuditur. Unė, - u pėrgjigj Maria duke qeshur, - apo nuk po ta mbush synin? Maria ishte me rrobat e saj, jo tė personazhit. Plaka, mbasi e shikoi me vėmendje, iu kthye: - mos u qeshni me mua plakėn. Deshta atė qė pashė atje, - dhe bėri shenjė me dorė nga skena, - kurse ti qenke nuse e re. Atė ma dėftoni ku ėshtė, se dua t’i them diēka. Maria i drejtohet me ngrohtėsi: Ē’farė don tė thuash, moj nanė? - Dua tė them... - vazhdoi fshatarja.- Ah, moj nuse, qava sė bashku me tė...qava me Loken, se m’u kujtua jeta ime e mjerė, plot dhimbje e vuajtje, pa asnjė ditė gėzimi. Desha ta pėrqafoj e t’ia shtrėngoj dorėn... desha tė them se ajo vuajti, por ma sė fundi i erdhėn ditėt e gėzimit nė jetė. Heshti, iu njomėn sytė dhe, duke u pėrpjekur ta pėrmblidhte veten, vazhdoi: "Mos ma vini re, ju e shikoni, jam plakė, por... Lokes nuk iu shue shtėpia, i shpėtoi njė djalė, kurse mue asnjė". Maria me lot nė sy e pėrqafoi dhe u ulėn tė bisedojnė bashkė, kurse ne tė tjerėt u larguam.

Mė vonė kur Maria interpretoi Bernarda Albėn, shumė thanė se kėtė rol sikur e kishte shkruar Lorka pėr tė. Kaq fuqishėm shprehej despotizmi i saj pėrmes syve, zėrit dhe plastikės, saqė ajo atmosferė mbytėse qė krijonte nė skenė kalonte edhe nė sallė. Apo qėndrimi i saj nė rolin e Tringės te "Shtatė shaljanėt", ku nisi djalin e vetėm nė njė vdekje tė sigurt, pa e dhėnė veten para kėsaj sakrifice. Askush nuk mund tė qėndronte pa u tronditur para Maries-Tringė. Gertruda te "Hamleti" dhe Ledi te "Intrigė e dashuri", dy figura me botė tė madhe shpirtėrore qė tingėlluan fuqimisht nė skenė. Plaka te "Pėrkolgjinajt" qė shikonte se po i shkatėrrohej familja e saj e madhe patriarkale dhe pėrpiqej ta pengonte kėtė, vepronte aq besueshėm, sa tė vinte pėr tė qeshur nė shumė raste, kaq me vėrtetėsi e interpretonte Maria. Nėna te "Cuca e maleve" ishte njė krijim aq i bukur, sa qė, edhe pse nuk dilte shumė herė nė skenė, ajo ngulitej te ēdo shikues, kaq e dashur bėhej pėr tė.

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

 

Sipėr

 

 

 

Margarita Xhepa

Artiste e Popullit (aktore)

 

 

Aktorja mė shqiptare e tė gjitha kohrave.

 

Maria Logoreci ishte njė nga shtyllat e rėndėsishme tė zhvillimit tė teatrit dhe pati fatin e madh tė shkėlqente nė kohėt e mėkėmbjes sė Teatrit Kombėtar. Vitet ‘50-‘60-‘70 janė padyshim mė tė ndriturat, ato pėrbėjnė njė epokė mė vete, nga e cila dolėn gjigandė tė vėrtetė tė artit.

Pikėrisht atėherė shpėrtheu talenti i saj i mrekullueshėm, si njė ogur i mbarė pėr tė gjithė ata qė e shijuan nga afėr. S’mund tė harrohen ato vite. Nuk mund tė vjetėrohen kurrėsesi fuqia dhe madhėshtia e grave qė ajo aq hijshėm diti t’i lartėsonte nė skenė.

Loket e saj shqiptare janė tė pashoqe, tė papėrsėritshme. Teatri ynė duhet ta quajė veten fatlum qė pati njė aktore si ajo. Dashuria pėr teatrin, vullneti, pėrkushtimi, zėri i saj melodioz, gjykimi i saj ēudibėrės janė mishėruar nė njė varg rolesh pėrmendore. S’ka pluhur t’i mbulojė ato, s’ka kohė dhe sistem t’i venitė. Kur ke thėnė Marie, ke pohuar krijuesin dhe njeriun bashkė. Ėshtė e vėrtetė qė kėto nuk shquhen te kushdo, veēse ajo dinte t’u shėrbente qė tė dyve, dinte t’i shkrinte mjeshtėrisht ato, duke i skalitur nga roli nė rol.

Po, ajo ishte artiste e mirėfilltė, nė ēdo qelizė e pjesėz tė saj. Ajo edhe paskėtaj do tė vijojė t’i japė leksionin e vet kujtdo qė do tė guxojė t’i pėrvishet rrugės aq tė mundimshme tė aktrimit.

Na ka mbetur nė mendje dhe nė sy motra Tone e Kol Idromenos, pejsazhet e Vangjush Mios etj. Kėshtu ėshtė e skalitur Lokja e Marie Logorecit qė ėshtė sintezė e gjithė Lokeve shqiptare.

Edhe paskėtaj, ajo do tė vijojė tė mbetet njė nga Shėn Mariet tona mė tė shtrenjta.

Maria u shfaq nė skenėn tonė si fenomen krejt i pazakontė pėr nga pėrmasat dhe pėrmbajtja. Kėtė e provon mė sė miri e tėrė krijimtaria e saj 40 vjeēare. Nė repertorin e saj Maria ka njė gamė tė gjerė rolesh. E kujtojmė atė me dramėn "Komploti i tė dėnuarve" nė rolin e Kristina Paderės. Nė interpretimin e kėtij roli ajo zbuloi hipokrizinė djallėzore tė kėsaj gruaje qė ėshtė gati tė sakrifikojė ēdo njeri mjafton qė tė arrijė qėllimin e saj.

Nuk mund tė harrohet kurrė Marie Logoreci nė rolin e Alisa Lengton te "Rrėnjėt e thella". Alisa e Maries ėshtė njė vajzė kapriēoze, mondane, qė ka vetėm njė lustėr tė jashtme, qė vetėm sa shqipton fjalėt "barazi", "vllazėri", kurse nė thellėsi tė shpirtit tė saj ėshtė konservatore, e mbytur nga paragjykimet.

Njė sėrė rolesh tė tjerė tė suksesshėm janė: Gertruda te "Hamleti", Ledi Milford te "Intrigė dhe dashuri", Zabelina te "Orėt e Kremlinit", Mara te "Pėrkolgjinajt", Prenda te "Cuca e maleve", Tringa te "Shtatė shaljanėt", Manushaqja te "Drita", Fatimja te "Halili dhe Hajria" etj.

 

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

 

Sipėr

 

 

 

Tish Daia

Artist i Popullit (kompozitor)

 

Maria kėngėtare

 

Maria ka kėnduar qė e vogėl, por e njohur nė tė gjithė Shqipėrinė u bė mbas luftės. Ajo kėndonte nė aktivitetet e rėndėsishme qė bėheshin pėrkrah tė mirėnjohurve Gjyzepina Kosturi, Maria Kraja, Kristaq Antoniu, Jorgjia Truja, Hysen Pelingu etj., tė shoqėruar nga Lola Gjoka e nga Mario Ettore. Pjesėmarrja e saj nė Radio Tirana e bėri tė dashur e tė njohur pėr publikun e gjerė. Kėndonte gati ēdo ditė drejtpėrdrejt 5-6 kėngė nga repertori i saj i mbi 100 kėngėve. Nė nėntor 1946 me Korin e Pėrgjithshėm Shtetėror bėri njė turne nė Jugosllavi e Bullgari ku kėndoi si soliste pėrkrah Kristaq Antoniut dhe Hysen Pelingut. Suksesi nė koncertet e dhėna ishte i madh. Jehona e tij u ndje mes artistėsh, gjė tė cilėn e pasqyroi edhe shtypi i kohės.

 

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

 

shtator 1998

 

 

Sipėr

 

 

 

Pirro Mani

Artist i Popullit (regjisor)

 

Ajo ishte personifikim i epikės

 

Isha shumė i ri, i pasionuar pas muzikės, dėgjoja nė kinema "Kosova" apo nė radio duke kėnduar Marie Logorecin njė mexosoprano qė tė magjepste me zėrin e saj tė ngrohtė, muzikalitetin, ishte njė mrekulli nė atė thatėsirė artistike tė asaj kohe. Njerėz si Maria ishin pėr ne si oaze, burim me ujė tė pastėr e tė kthjellėt.

Pasi kaluan disa vite, unė do tė filloja shkollėn pėr aktor. Nė verė para fillimit tė shkollės shkojmė nė plazh me disa shokė. Atė ditė e kam parasysh nė ēdo moment. Po qėndronim nė rėrėn e nxehtė pasi ishim larė, kur nga uji dolėn dy gra tė reja e vijnė drejt rėrės. Pamė njeri tjetrin.

- Sa e bukur!

- Ėshtė Marie Logoreci, - tha njėri nga shokėt.

- Kėngėtarja?

- Jo, nuk kėndon mė, ka shkuar nė teatėr!

Mua mė doli parasysh imazhi i njohur me kostum popullor qė e kisha parė nga larg nė skenė.

E pashė Marien me tiparet, sytė, flokėt, trupin e bukur, lėkurėn ngjyrė ulliri tė hapur e mendova: "vėrtet kėshtu janė aktorėt", kėshtu i kishim parė nėpėr filma dhe u mbusha me njė ndjenjė tė ēuditshme shprese e krenarie. Edhe unė do tė studjoja e do tė bėhesha aktor.

Pasi kreva Liceun Artistik pėr aktor mė morėn nė teatėr dhe aty luajta disa role episodike. Nė atė kohė nė teatrin e Tiranės ishin grumbulluar nga gjithė Shqipėria por sidomos nga Shkodra e Korēa, qytete me traditė. Nė mes tė tė talentuarve ishte dhe Maria qė vinte nga familja e Logorecėve e njohur dhe e nderuar nė Shqipėri.

...

 

Eshtė e vėshtirė tė thuhet e tė shkruhet imazhi, marrėdhėnia, megjithatė do pėrpiqem tė them ēfarė pėrshtypjesh kam pėr Marien.

Kėshtu fillova vitet e bashkėpunimit me aktorėt e mėdhenj tė teatrit tė Tiranės. Qė nė rolet e para qė ndava, sigurisht Maria kishte role kryesore se edhe vetė shkrimtarėt i kishin shkruar pėr tė, "Pėrkolgjinajt", "Cuca e Maleve", "Pėrmbytja e madhe". Mėnyra si Maria punoi me kėto personazhe, botėn e tė cilave e njihte mirė, ishte mahnitėse, vetė natyra e saj nuk e pranonte artificialen, tė huajėn. Maria nė ēdo sekondė ishte Ajo. Ishte njė sinqeritet poetik plot vėrtetėsi artistike qė dilte nga shpirti i Maries, e, ėshtė i saj. Nuk huazonte Maria, nuk e pranonte protezėn, prandaj rolet e saj ishin tė pastėr, tė kulluar, tė thellė, pasionantė, tė logjikshėm, tė sinqertė, qė komunikonin me spektatorin. Kėto fjalė janė pak letrare, pozaike, sa keq qė nuk mund tė thuhen nė poezi. Nga interpretimet e saj nuk mė harrohen kurrė, Alisa te "Rrėnjėt e thella", Kristina te "Komploti i tė dėnuarve", apo edhe roli i vogėl, por qė ėshtė figurė shumė e qėndisur, Magjistarja te "Halili dhe Hajria", njė kararkter mjaft i njohur.

Mė kujtohet nė punėn me rolin te "Cuca e Maleve", ajo na shpalosi rolin qė ditėn e parė duke na dhėnė tė plotė atė qė unė imagjinoja pėr kėtė personazh. Ajo jo vetėm krijoi rolin e vet, por duke qenė e besueshme dhe e vėrtetė u imponohej edhe partnerėve. Mendoj se kulmi i Maries ishte Gjela te "Pėrmbytja e madhe". Ajo ishte njė figurė simpatike, njė figurė kontrapuntale, e si e tillė ishte njė copė e vėrtetė e asaj malėsie, e psikologjisė, njė copė shkėmb i atyre maleve. Ajo ishte njė dhimbje. Harmonia e interpretimit, muzikaliteti, vėrtetėsia e madhe e veprimit psikofizik, mėnyra si e dėgjonte partnerin, si gjestikulonte, tė gjitha kėto krijuan njė figurė qė do ta krahasoja me Nėnėn Kurajė tė Brehtit tė luajtur nga Helen Vaiger (e shoqja e Brehtit). E them i bindur se Gjela e Marie Logorecit ėshtė nė atė nivel me Nėnėn Kurajė tė Helen Vaiger. Ai ishte njė personazh qė nuk e ka patur mė skena jonė. Sigurisht njė pjesė e tė rinjve sot nuk e dinė se ē’ėshtė ky rol i Maries, por ata qė e kanė parė nė skenė shpėrthimin e Maries nuk do tė harrojnė sytė e saj, zėrin e saj. Ajo ishte Marie Logoreci. Kritika shqiptare i ėshtė shumė borxhlie teatrit nė pėrgjithėsi e Marie Logorecit nė veēanti. Unė them me bindje Marie Logoreci ėshtė Eleonor Duzė, Greta Garbo, Sara Bernar, Jermollova.

E prisnin Marien nėpėr turne si njė njeri tė jashtė-zakonshėm, nė rrethe tė ndryshme nė Shqipėri, por edhe nė turnetė nė Kosovė.

Asgjė nuk mund tė zėvendėsojė emocionet qė ajo tė shkaktonte nė skenė, emocionet qė ia jepte spektatorit, por edhe ne kolegėve. Regjistrimet qė na kanė mbetur prej saj, fatkeqėsisht, pėr shumė arsye na japin njė imazh tė kufizuar e mjaft tė zbehtė tė talentit e figurės sė saj tė madhe.

Ēdo teatėr, ai italian, francez, gjerman, rus, anglez ka karakteristikat e tij, ka fytyrėn e tij qė i pėrshtatet dhe ėshtė njėkohėsisht shprehės i karakterit tė popullit tė vet, pra shpirti i tij. Ēdo teatėr ka edhe aktorėt e mėdhenj tė tij, qė janė ata qė pėrmenden bashkė me teatrin e secilit vend. Po kėshtu ndodh edhe me teatrin shqiptar. Marie Logoreci ėshtė njė nga kėto emra qė e pėrfaqėson. Marie Logoreci me rolet qė krijoi dha me mjeshtėri figurėn e shqiptares, tė asaj tė Shqipėrisė sė Veriut. Ajo ishte personifikimi i epikės. Pra shkurt, tė gjithė ne kemi vėnė gurė nė zhvillimin e teatrit, por Maria e disa tė tjerė kanė vėnė ata gurėt e mėdhenj tė themelit qė nuk lėvizin. Ajo ishte shumė shqiptare nė ēdo qelizė tė saj e tė artit tė saj.

Kėto figura si Maria e shokėt e saj tė mėdhej tė teatrit shqiptar, janė vlerėsuar, pėr mendim tim jo aq sa duhet nė kohėn e vet, por vlera e tyre rritet ēdo ditė se ata janė pika referimi.

Madhėshtia e saj u arrit nė rolet qė ajo mishėroi te "Toka jonė", "Pėrkolgjinajt", "Cuca Maleve", "Pėrmbytja e madhe" etj.

Bashkėkohėsit 20-30 vite rresht, tė moshuar e fėmijė, intelektualė, punėtorė e fshatarė tė gjithė e thėrrisnin "Loke". Ky ishte emri mė i bukur qė ajo i dha vetes me talentin e saj. Njė emėr qė tingėllonte bukur kudo ku e thėrrisnin.

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

Sipėr

 

 

 

Drita Pelingu

Artiste e Merituar (aktore)

 

Artistja qė mishėroi vlerat morale tė gruas shqiptare

 

Sa herė e kujtoj Marie Logorecin mė del para syve Lokja e skenės shqiptare dhe... njė ndėr bukuroshet e saj. Kur themi Lokja do ishte e pamjaftueshme tė identifikonim me tė vetėm personazhin tek drama "Toka jonė" e Kolė Jakovės. Padyshim qė kjo figurė ka lėnė mbresa tė pashlyeshme nė kujtesėn e spektatorit, por kėto mbresa u pėrforcuan dhe krijuan kurorėn e Lokes-Marie kur aktorja luajti edhe Marėn te "Pėrkolgjinajt" e Kolė Jakovės, Tringėn te "Shtatė shaljanėt" e Ndrek Lucės, Prendėn te "Cuca e maleve" e Loni Papės, Gjelėn te "Pėrmbytja e madhe" e Kolė Jakovės etj. Te tė gjitha kėto nėna malėsore, Maria, me pėrshtatshmėri e organicitet tė jashtėzakonshėm nėnvizoi elementėt e rinj tė jetės shoqėrore.

Njohja e mirė e mjedisit ekzistues dhe, nėpėrmjet literaturės dokumentare dhe artistike njohja e peripecive nė tė kaluarėn e vendit e ndihmoi artisten e mirėnjohur pėr tė krijuar figura nė gjithė gamėn e gjerė shpirtėrore, mendore e fizike tė tyre. Ato mishėrojnė vlerat morale tė malėsores shqiptare ndėr mote: dashurinė, dhembshurinė, burrėrinė, trimėrinė, mikė-pritjen, zemėrdridhjen apo vetpėrmbajtjen.

Nėnvizojnė pozicionin shoqėror tė gruas dhe vendin qė ka zėnė ajo nė familje. Njė notė dhimbje i shoqėron kėto nėna. Po nė tė njėjtėn kohė Maria nėnvizon intuitėn, trimėrinė dhe vetpėrmbajtjen e tyre.

Me interes ėshtė fakti se tė gjitha kėto nėna malėsore, kėto Loke, kanė tė veēantėn e tyre qė i dallon shumė nga njėra tjetra. Nė tė njėjtėn kohė ato i bashkon njė karakteristikė e pėrbashkėt: janė nėna orgjinale shqiptare ndonėse i pėrkasin njė treve tė caktuar gjeografike.

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

 

gusht, 2000

 

Sipėr

 

 

Agim Zajmi

Artist i Popullit

(Piktor, skenograf, profesor nė Akademinė e Arteve)

 

Nuk e pėrfytyroj Loken ndryshe, veē, me fytyrėn e Maries...

 

Dua tė filloj bisedėn nė aspektin viziv. Kujtoj Marien e re dhe Marien e vjetėr nė moshė. Disa njerėz janė tė bukur nga ana vizive kur janė tė ri, ndėrsa kur plaken e humbin. Maria, unė nisem si piktor, ishte e bukur kur ishte e re, ndoshta ishte mė e bukur e moshuar. Ishte rast i rrallė. Me kėtė pamje tė bukur e kujtoj Marien edhe nė skenė, interesante kur ishte e re, mė interesante kur ishte e moshuar. Gjatė punės artistike nė skenė ajo fitoi njė ekspresion plot vitalitet, qė rrallė e ka aktor tjetėr. Ndoshta ishte aktorja mė e kompletuar qė ka pasur Teatri Kombėtar nė drejtim tė njė loje realiste, e cila pėrveē realizimit mjeshtėror arrinte nė kontakte artistike bashkėkohore, me forcėn shpirtėrore e temperamentin e saj. Pėrveē zėrit tė mreku-llueshėm, sytė e saj ishin magjepsės, sy qė zhbironin deri spektatorin e fundit. Portreti i saj ishte i tillė qė mė bėnte tė mendoj: si nuk ka njė regjisor qė duke parė Marien tė vėrė nė skenė "Medea-n". Ėshtė fatkeqėsi qė nė teatėr nuk u vunė disa pjesė tė fuqishme si "Medea" ku ajo tė shpaloste tėrė magjinė e artit tė saj.

Maria ishte njohėse e mirė e veshjeve kombėtare. Si skenograf unė duke ruajtur veēoritė dhe natyrėn e kostumit popullor, e stilizoja. Diskutonim bashkė se ajo njihte me detaje ēdo element qė kishte kostumi kombėtar. Kėtu ne bėnim njė diskutim krijues jo vetėm pėr kostumin, por edhe pėr mjedisin tė cilin ajo duke qėnė nga Veriu dhe e pasionuar, e njihte shumė mirė. Gjėja qė kujtoj ishte qė vinte nė teatėr gjithmonė me vrap dhe tek dera e teatrit ajo hynte me njė vrull tė ēuditshėm (siē duket nga ngarkesa e punėve nė shtėpi) dhe apelit tė aktorėve i pėrgjigjej tek hynte nė derė: - Kėtu! Kėtu!

Nė veprat kombėtare ku ajo interpretonte, ēuditėrisht, pjesėt fillonin me futjen nė skenė tė figurės qė ajo luante ose hapja e perdes e gjente atė nė skenė. Marien e shikoje nė skenė shumė mė pėrpara. Perdja ishte ende e mbyllur, ajo kishte filluar shfaqjen me anė tė kujtesės... Nuk donte biseda. Nuk jepte pėrgjigje. Dy aktorė kam parė tek rrinin kėshtu nė skenė para fillimit tė shfaqjes, Loro Kovaēin dhe Marien. Mė kujtohet gjatė njė turneu nė Kosovė, ku kishim para njė publik dashamirės, njė publik qė nėpėrmjet skenės komunikonte me Shqipėrinė. Unė gjithmonė parafytyroja se, pėr ta, kur hapej sipari ishte njėlloj si tė hapej kufiri e ata mund tė hynin nė Shqipėri. Para fillimit tė shfaqjes u futa nė skenė. Aty gjeta Marien qė kishte ndezur kandilin tė cilin nė fillim tė shfaqjes do ta mbante nė dorė.

...

Maria kishte dy gjėra kryesore: sytė verbues, shprehės dhe vizionin plastik. Ajo ka qenė kundėr efekteve, mbėshtetej, nė tė dhėnat e saj tė natyrshme. Ajo kishte njė portret shumė shprehės. Po nuk pate fotografi, pas njė kohe prej disa vitesh, humbet vizioni i njeriut. Kurse Marien edhe pas kaq vitesh mund ta vizatoj sepse ishte figurė e veēantė, karakter, me linja tė pastra. Ajo ishte vizuale.

Nė jetėn private, jashtė skenės, ishte njeri me humor, dhe bėnte humor vazhdimisht me Gjon Karmėn, me tė cilin kishte njohje mė tė vjetra, kėndonte me Behije Ēelėn, se ato tė dyja kishin qenė kėngėtare dhe prej tyre nė teatėr krijohej njė gjendje e ngrohtė. Ajo ishte shumė modeste, ishte artiste e madhe nė skenė dhe njeri nė jetė. Ishte njė nėnė e urtė, e qeshur, e muhabetit. Tė krijonte pėrshtypjen e njeriut qė e ke nė familje. Me Marien uleshe, pije kafe e tė dukej vehtja sikur je nė shtėpinė tėnde. Nuk paraqitej e veēantė, megjithėse ishte e veēantė.

Pa dashur tė fyej askėnd dua tė them se nė disa momente tė caktuara koha sjell nė jetė talente. Tani Marie nuk ka. Nuk e parafytyroj Loken ndryshe vetėm me fytyrėn e Maries, nuk parafytyrohet Gjela veēse si Maria, por edhe Bernarda Alba etj. Siē themi pėr bustin e Skėnderbeut tė cilin Odhise Paskali e ka pėrjetėsuar.

Rolet e dramaturgjisė shqiptare qė Maria ka luajtur duket sikur autorėt i kanė shkruar pėr tė, e them kėtė se aktorėt e tjerė tė teatrit ishin tė planeve tė tjera. Nuk kishte regjizor qė tė mos kuptonte se ato role ishin pėr Marien. As nė atė kohė, as sot, nuk mund t’i luante askush si ajo. Por Maria jetoi e punoi nė njė periudhė tė artė tė teatrit, mes aktorėve tė mėdhenj. Ajo pati fat qė e lindur pėr aktore u bė e tillė dhe punoi me tė tillė. Kjo plejadė kishte aktorė tė tė gjithė planeve, ata bėnin njė fjali me tė gjitha shkronjat. Ne sot ndjejmė se na mungon Maria, Loro Kovaēi, Gjon Karma, Mihal Stefa, etj, etj, ku secili kishte zėrin e vet, sillte fjalėn e vet.

...

Them qė rolet e saj janė tė papėrsėritėshme, kjo nuk ėshtė superlativė, por njė e vėrtetė. Maria ėshtė e madhe nė mes kolegėsh tė mėdhenj si Loro Kovaēi, Sandėr Prosi, Ndrek Luca, etj., qė krijonin bashkė atė orkestėr madhore tė zėrave dhe tė interpretimit.

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

gusht 1998

 

 

Sipėr

 

 

Gjon Karma

Artist i Merituar (aktor)

 

Vajza e vogėl me emrin Tush... artiste e madhe

 

Kur isha fėmijė, mė kujtohet njė vajzė pak mė e vogėl se unė, rreth moshės 7-8 vjeēare, me emrin Tush. Tushi ishte njė vajzė topolake, e bukur dhe shumė e shoqėrueshme me fėmijėt. Megjithėse i kishte tė gjitha mundėsitė (predispozitat) pėr tė qenė fėmijė e pėrkėdhelur (babai dhe nėna s’kishin tjetėr fėmijė dhe veē sytė e saj shikonin), Tushi e vogėl nuk tregonte asnjė shenjė llastimi e kokėfortėsie, por afrohej me shoqet e shokėt dhe i donte sikur t’i kishte motra e vėllezėr.

Unė banoja nė njė rrugė me tė. Dera e oborrit tim ishte katėr pesė metra pėrballė derės sė saj. Ēdo ditė, sė bashku me moshatarėt luanim herė nė oborrin tim e herė nė oborrin e saj. Ne e nxitnim herė pas here qė tė kėndonte dhe ajo, me ata sy tė zes e shikim tė thellė, pa asnjė ndrojtje fėmije kėndonte me njė zė tė fortė e melodioz, sa tė gjithė tė afėrmit e komshijtė dilnin nėpėr dyer e dritare pėr ta dėgjuar... Babai i saj, Palok Ēurēia, burrė i ndershėm dhe patriot, punonte kėpucar, kurse nėna e saj, Roza ishte njė grua shtėpiake shumė e thjeshtė, e dashur, e buzėqeshur me tė gjithė komshijtė e farefisin...

- "Tush", - e thėrriste e ėma, dhe kjo menjėherė vraponte nė shtėpi.

- "Erdha nanė"!...

Bėnin jetė familjare tė mirė, jo me pasuri, por me nder e dashuri.

Mė vonė Tushi hyri nė shkollėn femnore qė ishte nė atė u mirėprit nga shikuesi dhe kolegėt e saj. Mė vonė Tushi hyri nė shkollėn femnore qė ishte nė atė kohė nė Shkodėr. Aty, pėrveē mėsimeve shkollore, nxėnėset merreshin edhe me kėngė, recitime, teatėr fėmijėsh etj. Sa pėr kėngė Tushit nuk ia kalonte asnjė nga shoqet, por ajo u dallua edhe nė disa bocete teatrore. Me kalimin e viteve u lanė lodrat e fėminisė. Tani Tushi kur dilte pėr tė shkuar nė ndonjė vend apo pėr vizitė, ishte gjithmonė e shoqėruar me dajėn e vet Zef Bjankun, sepse nė ato kohė tė zymta vajzat nuk mund tė dilnin vetėm rrugės. Kėshtu Tushi filloi tė shihej mė rrallė. Nė mbrėmjet e qeta tė verės, ne komshijtė e afėrt e dėgjonim me ėndje tek kėndonte kėngėt popullore shkodrane.

Tushi e la Shkodrėn kur u martua me Kolė Logorecin, djalin e patriotit Mati Logoreci. Megjithėse babai, nėna dhe tė afėrmit nuk e lėshonin kurrė nga goja emrin Tush, kėtu nė Tiranė ajo u njoh me emrin e saj tė vėrtetė, Marie Logoreci.

Nė fillim ajo nisi tė kėndojė kėngė popullore nė Radio Tirana, ku u prit mjaft mirė nga publiku e pati shumė sukses. Aty u njoh me disa artistė tė shquar si Kristaq Antoniu, i cili, duke vėrejtur ekspresionin e syve tė saj tė thellė e guximin e saj nė sjellje e kėshilloi tė bėhej aktore teatri. Maries nuk i kishte shkuar ndėrmend asnjėherė kjo gjė. Mė nė fund, duke parė pėrparimin qė kishte bėrė teatri dhe shoqet e saj, u bind... erdhi e bėri njė provė nė teatėr dhe u pranua menjėherė. Ishte viti 1947.

Sapo u pranua nė teatėr, Maries iu dha njė rol kryesor nė njė dramė tė huaj, ku si partner kishte aktorin e ri Naim Frashėri. Kėtė pjesė e mbaj mend mirė, pasi luaja edhe vetė nė tė, sė bashku me Liza Vorfin. Regjisori, duke e parė tė pėrshtatshme si fizik pėr atė rol femre tė re, u pėrpoq e punoi pa masė qė ta nxjerrė sa mė mirė. Ai e shihte se ajo nuk e kishte pėrvojėn e skenės, por vėrente talentin qė Maria deri atėhere e kishte ndrydhur brenda vetes "si floririn e fshehur brenda malit". Dhe kėshtu me pėrpjekjet e saj dhe tė regjisė, doli nė dritė roli i parė i Maries, Xhesi. Ky rol i realizuar nė mėnyrė tė shkėlqyer u mirėprit nga shikuesi dhe kolegėt e saj. Pastaj Maria bėri emėr nė Teatrin Popullor dhe rolet e saj erdhėn njėri pas tjetrit. Pas rolit tė parė qė pėrmendėm mė sipėr, dubloi rolin e Elmirės nė komedinė "Tartufi" tė Molierit. Nė dramėn "Rrėnjėt e thella", nė rolin e Alisa Lengtonit ishte e pakrahasueshme.

...

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

qershor 1988

 

Sipėr

 

 

Ilia Shyti

Artist i Merituar (aktor)

 

Si u njoha me Marien

 

Ishte viti 1954 kur u largova nga qyteti im i lindjes Lushnja dhe erdha nė Tiranė. Dita e parė qė shkova nė teatėr ka mbetur e paharruar nė kujtesėn time. Ishte ora 16 e 30 minuta, koha e ardhjes sė aktorėve pėr tu pėrgatitur pėr shfaqjen. Me tė hyrė nė oborrin e teatrit pashė kryeregjisorin Pandi Stillu qė dilte nga studioja.

- Erdhe!? - mė tha.

- Po, tashti jam i juaji.

Mė shtrėngoi fort, ashtu siē e kishte zakon i ndjeri Pandi.

- Marie - thirri ai.

Nė kėtė kohė kapėrcen derėn e oborrit tė teatrit "Lokja" siē e njihnim ne, Marie Logorecin. Ishte hera e parė qė e ndeshja pėrballė kėtė artiste kaq tė njohur qė nė atė kohė, e kisha parė nė shfaqjen "Toka jonė" tė Kolė Jakovės.

- Eja Marie tė takosh Ilian, aktorin e ri tė teatrit tonė - i tha kryeregjisori.

- Ilia, - pyeti, - mirėserdhe, paē kėmbėn e mbarė, suksese! Pastaj duke u larguar, - mė fal mė duhet tė iki. Mirupafshim nesėr nė orėn nėntė. Mos harro tė shohėsh shfaqjen sonte, - dhe fluturoi.

...

Por koha kur interpretoi Maria ishte njė periudhė e artė e Teatrit shqiptar dhe ndoshta e artit nė pėrgjithėsi nė Shqipėri, ashtu siē kanė pasur tė gjithė popujt periudha tė tilla nė historinė e tyre. Nė kėtė periudhė me talente tė mėdhenj, njeri nga ata ishte Marie Logoreci. Ajo nė atė kohe ishte idhulli i shumė aktoreve dhe shkroi nė historinė e teatrit shqiptar faqet e saj.

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

Sipėr

 

 

Tinka Kurti

Artiste e Popullit (aktore)

 

Eshtė e rrallė dhe e madhe

 

Si sot mė kujtohet takimi i parė, i ēuditshėm me Marie Logorecin. Unė vija nga Shkodra nė Tiranė pėr tė vazhduar politeknikumin e ndėrtimit, por rastėsia bėri qė konvikti i shkollės tė ishte zėnė e mua mė ēuan nė konviktin e Liceut Artistik, pėr fat ndoshta, nuk u ktheva mė nė politeknikum se mė propozuan (kėtu po kujtoj kompozitorin tonė, tė paharruarin Tonin Harapi) qė unė tė vazhdoja shkollėn e artit dramatik dhe pėr kėtė duhet tė bėja njė provim. Provimin do ta bėja para regjisorit rus, Dudin, njė regjisor me emėr shumė tė madh qė ndenji pėr pak kohė nė Teatrin Popullor. Nė sallė kishte disa aktorė, regjisori rus dhe regjisori ynė Anton Pano. Unė e dija se nė Teatrin Popullor kishte shumė aktorė me emėr qė ishin shkodranė. Ajo qė mė tėrhoqi vemendjen ishte njė grua shumė e bukur nė fund tė sallės qė po rrinte pranė sobės duke futur dru nė furrėn e saj.

Ndėrkohė provimi kishte filluar dhe unė duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė regjisorit rus i thashė se luaj me top. Atėherė ai mė pyeti, nėse shkoja nė stadium. Unė nuk e dija ēfarė ishte stadiumi. Nė kėtė moment ndėrhyri ajo gruaja e bukur me njė zė melodioz:

- Na nė Shkodėr i thona "Fushė topit"!

Mua mė befasoi, zėri, qė diku m’u duk se e kisha dėgjuar, aq karakteristik ishte. Dhe nuk isha gabuar, e kisha dėgjuar nė radio ku Maria kėndonte. Pra kjo ishte Maria Logoreci.

...

Mė vonė unė kam pasur fatin tė luaj te "Toka jonė" me Marien, Loron, Ndrekėn nė njė shfaqje tė pėrbashkėt (duhet thėnė kėtu qė "Toka jonė" ishte vėnė edhe nga Teatri i Shkodrės) ku Lokja, Tuēi e Leka ishin nga Teatri i Tiranės. Pėr mendimin tim, pa dashur tė fyej askėnd ai ishte njė spektakėl brilant qė nuk pėrsėritet. Dhe ndoshta ishte ky rol, Filja, qė mua mė tha "rri nė teatėr". Kisha filluar nė teatėr nė ‘49, drama u vu nė ‘54. Unė isha nė mėdyshje, duhet tė rri nė teatėr, apo jo? Se tė jesh i fundit mė mirė tė mos jesh. Nė kėtė shfaqje unė pata sukses, spektatori e priti me ovacione e shtypi shkroi artikuj tė bukur. Por mė e madhja ishte se me gjithė atė mrekulli qė kishte bėrė Marie Logoreci me Loken qė spektatori edhe sot atė Loke njeh, kėnaqej pėr suksesin tim dhe me dashamirėsi mė prezatonte mua para publikut.

Bashkė me Marien kam interpretuar edhe nė film, qė nga filmi "Tana". Por filmi ka specifikėn qė aktori ėshtė partner nė rol e nuk ėshtė partner nė studio. Kėshtu nė kėtė film nuk kemi qėndruar shumė bashkė, se Maria pėr problemet familjare qė kishte largohej shpesh pėr nė Tiranė. Shumė mė vonė kam xhiruar "Operacioni zjarri" dhe kujtoj atė disiplinė qė kishte ajo grua, ishte shembull pėr tė gjithė. Xhironim natėn nė njė ambjent tė lagėsht. Bėhej gati e para dhe shpesh ishte e pakėnaqur me punėn e saj dhe ngulte kėmbė pėr rixhirime.

- Marie, - thoshte regjisori - ishe mirė, moj.

- Jo, jo e ndjej unė, due ta baj prap nesėr!

Ajo ishte njė shkollė pėr ne dhe i dha shkollė artit shqiptar. Unė e kam ndjekur vazhdimisht dhe mendoj se kam mėsuar shumė prej saj.

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

 

Sipėr

 

 

 

Klara Kodra

kritike letrare, pėrkthyese e gjuhės italiane

 

Maria Logoreci, ashtu si m’u shfaq

 

Mė ka mbetur nė mendje qė nga fėminia njė kujtim pėr Marie Logorecin.

Isha trembėdhjetė vjeēe. Pėr herė tė parė shkoja nė teatėr, nė Teatrin "e vėrtetė", nė atė tė tė rriturve e jo nė Teatrin e Kukullave. Pra, babai mė ēoi nė teatėr tė shihja dramėn "Toka jonė". Kėtė dramė unė e kisha lexuar. E kishim nė tekstin tonė tė shkollės.

Dhe ja, mė dukej sikur personazhet dilnin pėrmes njė mrekullie nga libri dhe shndėrroheshin nė njerėz tė gjallė.

Maria m’u shfaq si njė plakė e imėt, me fytyrėn e gdhendur nga rrudhat si shkėmb. Nė atė shkėmb shkėlqenin si burim drite sytė qė derdhnin rreze mbi ne spektatorėt. Unė i pėrfytyroja nėnat tė bukura e tė reja siē ishte mamaja ime.

Maria m’u duk si njė "gjyshe" apo si njė zanė plakė e pėrrallave qė mė tregonte dikur mamaja.

...

Maria qe aktorja e parė qė njoha dhe admirova, qė zbuloi para syve tė mi prej fėmije botėn magjike tė teatrit.

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

Sipėr

 

 

 

Pjerin Logoreci

Botues

 

Kujtimet e mia per mamėn

 

Ngjarjet me tė cilat nėna ime bėn pjesė nė kujtesėn time nė mėnyrė tė pashlyeshme janė tė pafund. Megjithėse kanė kaluar mjaft vite qė kur ajo u nda prej nesh unė e ndjej me tė gjitha qelizat e trupit mungesėn pėr tė: pėr humorin e mėnyrėn e tė shprehurit figurativ aq karakteristik, pėr ėmbėlsinė e kujdesin e saj tė rrallė, pėr kėshillėn e menēur, tė kujdesshme e largpamėse, pėr masėn e saktė nė tė folur e tė vepruar, pėr zemėrimin e saj tė vrullshėm, pėr praninė e saj, pėr qėnien e saj.

Edhe sot sa herė qė ndodhem nė njė udhėkryq mendimi dhe veprimi, ndjej veten ta pyes dhe ajo mė pėrgjigjet me zėrin e saj tė kthjellėt e melodioz me timbrin e bukur qė e kam nė mendje qė kur kam lindur e do tė mė shoqėrojė deri nė fund tė jetės. E ndjej pėrsėri kėshillėn e saj qė mė vjen nė mėnyrė tė natyrshme nga ndėrgjegja, por nganjėherė mė vonon e herė herė mė mungon. Dhe kjo ėshtė mungesa mė e madhe, zbrastėsia mė humnerore qė ndjej. Ndjej qė ēdo ditė ajo largohet prej meje duke u pluhurėzuar dhe unė mundohem ta mbaj, ta prek, ta ndjej, ta shoh imazhin e saj ekspresiv, ta kap me thonj pėr tė mos rrėshqitur nga kujtimet, imazhet, vegimet.

Pėr tė shkruar pėr nėnėn time sigurisht qė ėshtė shumė e vėshtirė, por doja qė ky libėr ta kishte edhe kėtė shkrim pėr ti dhėnė edhe diēka mė shumė nga jeta personale e saj. Kėshtu do tė mundohem tė organizoj kujtimet e mia tė shumta nė ato aspekte tė jetės sė pėrbashkėt qė pėr mua u bėnė mėsim.

 

...

Pas 10 vjetėsh shkova nė Teatrin Kombėtar qė tani ka ndryshuar shumė qė atėhere. Nuk ėshtė ai mjedis mikpritės e i ngrohtė, mungon zėri i bukur i Naim Frashėrit, e folura plot pasion e sinqeritet e Ndrek Lucės, mungojnė tė gjitha ato fytyra tė njohura qė u bėnė tė dashura pėr mua. Tė gjithė ata qė nuk janė mė Loro Kovaēi, Mihal Popi, Sandėr Prosi, Prokop Mima etj., por edhe ata qė tashmė nuk shkojnė mė Pirro Mani, Ilia Shyti, Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Liza Vorfi, Ndrek Shkjezi...

Nė oborr nė njė tavolinė janė mbledhur aktorė tė rinj, disa prej tyre nuk i njoh si emra. Nė mes tyre edhe Lazėr Filipi. Unė iu afrova tavolinės.

- Ou Pjerini!,- tha Lazri duke buzėqeshur,- Pjerini ėshtė djali i Maries dhe ne pėr Marien ngrihemi nė kėmbė, - tha duke iu drejtuar tė tjerėve.

Tė gjithė u ngritėn.

 

Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

Sipėr

 

 

 

 

 Mendimi estetik teatror, profesionist

 

 

 

Mexhit Prenēi

Kritik dhe studiues i atrit

 

Magjia e artit tė aktores dramatike

 

I

Teoricieni amerikan i letėrsisė, Rene Velek, duke analizuar teorikisht fenomenin e identitetit artistik pyet: "Pėrse e studiojmė Shekspirin?" Dhe pėrgjigjet vetė: "Ėshtė e qartė se nuk na intereson ajo qė ai ka tė pėrbashkėt me tė gjithė njerėzit, sepse atėhere, njėsoj si atė do tė mund tė studionim cilindo tjetėr; nuk na intereson tek ai as ajo qė ka tė pėrbashkėt me tė gjithė njerėzit e Renesancės, me tė gjithė elizabetianėt, me tė gjithė poetėt, me tė gjithė poetėt dramaturgė elizabetianė, sepse nė ato raste do tė mund tė studionim Dekerin ose Hejvadin. Do tė thoshim se duam tė zbulojmė atė qė ėshtė personale e Shekspirit, atė qė e bėn Shekspirin Shekspir; ėshtė e qartė se ky problem i takon tė veēantės dhe vlerėsimit".

Sipas kėsaj optike do tė pėrpiqem tė paraqes magjinė e artit tė Marie Logorecit, atė tė veēantė, personale, tė artistes qė e bėn Marien Marie, ēka do tė thotė se krijimtaria e saj artistike ka vulėn e vet tė identitetit artistik.

 

 

II

Po tė shikosh nė ekranin e memories figurat artistike qė ka krijuar Marie Logoreci, ajo qė tė bie menjėherė nė sy, ėshtė realizimi mjeshtėror i tyre, mishėrimi artistik origjinal, ku spikat forca dramatike, epike dhe tragjike e interpretimit, sa qė mund tė konkludojmė se Marie Logoreci ėshtė aktore dramatike. Opinioni teatror masiv, opinioni i specializuar dhe kritika profesionale e ka fokusuar artisten si aktore dramatike. Kjo tė jep mundėsira dhe hapsirė pėr ta qėmtuar dhe paraqitur atė qė ėshtė personale, atė qė pėrbėn thelbin dramatik tė Logorecit si aktore potente.

Rol parėsor nė formėsimin e aktores dramatike kanė vetė tė dhėnat natyrale si: temperamenti i fuqishėm, dinamik e shpėrthyes; zėri i plotė, kumbues, njė zė burrėror; sytė e mėdhenj, tė zi e zhbirues; tė vetėndjerit potent, njė dhunti kjo e ēmuar dhe e pazevendėsueshme te aktori dhe, plastika e natyrshme qė e ka burimin jo vetėm nė dhuntitė natyrale tė aktores, por edhe nė zbulimin e plastikės sė rolit dhe krijimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjellta midis vetes e figurės duke arritur njė integrim tė sinqertė.

Kėto veēori psikologjike pėrbėjnė atė tė domosdoshme, pa tė cilėn nuk mund tė realizosh karaktere dramatikė. Ky thelb do tė mbetej nė lėvozhgėn e vet, nėse pasioni do tė ishte i zbehtė dhe angazhimi i ulėt. Harmonizimi i veēorive psikofizike me pasionin dhe angazhimin total, e bėnė Marie Logorecin, tė kapėrcejė mungesėn e shkollimit profesional dhe tė realizojė figura tė papėrsėritsshme nga forca shprehėse artistike.

 

  Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

Sipėr

 

 

Prof. Dok.Gjovalin Shkurtaj

 

Prurje nė lėmin e tė folurit skenik

(Diksioni, intonacioni dhe timbri vetiak i papėrsėritshėm i Marie Logorecit)

 

Marie Logoreci jetoi nė "klimėn" e rritjes mė tė madhe teatrore nė Shqipėri: pėr disa dhjetėvjeēarė rradhazi, ajo bashkė me atė plejadė artistėsh bashkėkohės, jo vetėm themeluan, por edhe e vunė nė hulli tė mbara e sollėn prurje tė plotvlershme e, ndonjėherė tė papėrsėritshme nė interpretim, nė diksion, nė intonacion dhe sidomos nė timbret vetiake tė tė folurit skenik kombėtar. Ajo nuk qe njė shkreptimė nė qiell tė kthjellėt, por pjesė yllėsie (kostelacioni) aktorėsh qė u formuan nė Teatrin Kombėtar tė kryeqytetit, qė ishin mbledhur tė gjithė nga vise tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe, gati tė gjithė, pa pasur as shkollim as pėrgatitjen teorike-praktike tė nevojshme pėr punėn si aktorė. Bashkė me partnerėt e saj tė mėdhenj, Pjetėr Gjoka, Loro Kovaēi, Mihal Popi, Naim Frashėri, Ndrek Luca, Kadri Roshi, Violeta Manushi etj., do tė mbanin "peshėn kryesore" nė Teatrin Kombėtar si dhe do tė formonin tė gjitha parakushtet e mundėsitė pėr tė themeluar edhe njė shkollė shqiptare tė artit skenik. Marie Logoreci vuri gurė themeli nė interpretim, nė diksion, nė intonacion, nė shqiptimin funksional e plot ngjyra tė kėndshme, pėrgjithėsisht nė njė gjuhė mjeshtėrore dhe me timbre vetiake. Marien do ta shihnim nė role protagonistesh tė dramave tė mėdha tė Shekspirit, tė Shilerit, tė Lorkės si dhe nė sa vepra tė autorėve shqiptarė, por mė sė pari, na vijnė nė kujtesė rolet e saj tė veēanta nė dramat "Toka jonė " e Kolė Jakovės, "Cuca e maleve" e Loni Papės, "Pėrmbytja e madhe" e Kolė Jakovės. Nuk besoj se e teproj po tė them se figura e Lokes, ku ajo pruri nė skenė malėsoren tipike tė Malėsisė sė Madhe, tė Nanės te "Cuca e Maleve", ku ajo solli mirditoren trime, tė vuajtur e gjithmonė madhėshtore e tė papėrkulur dhe Gjela te "Pėrmbytja e madhe", janė mishėruar nė mėnyrė tė atillė prej Marie Logorecit saqė sot, brezat qė i kanė parė nė teatėr e film ato vepra, zor se mund tė formojnė njė pėrfytyrim tjetėrsoj tė atyre personazheve.

Do tė pėrmend dhe disa nga meritat nė lėmin e gjuhės, sidomos tė intonacionit, tė diksionit dhe tė dhuntive tė saj, pėr ta pėrbluar gjuhėn duke ecur gjithnjė nga njė pikėnisje dialektore shkodrane drejt njė gjuhe letrare artistike tė pėrpunuar dhe qė shkon kurdoherė drejt njė modeli kombėtar. Tė folurit skenik dhe krejt trashėgimia interpretuese e Marie Logorecit na kujton atė thėnien e bukur tė Gazmanit, Strehlerit dhe mjeshtrave tė mėdhėnj tė teatrit italian qė thonė: "aktori i mirė ėshtė ai qė mendon nė dialekt e reciton nė gjuhėn letrare". Kjo thėnie besoj se i shkon pėrshtat sidomos atij brezi aktorėsh shqiptarė, qė, siē e kemi pohuar edhe nė librin "Kultura e gjuhės nė skenė dhe nė ekran" (1988), e nisėn udhėn krijuese nė lėmin e teatrit e tė kinematografisė nė njė periudhė kur gjuha jonė letrare shqipe e njėhsuar (standart) vetėm sapo pėrvijohej dhe ishte ende e panjėhsuar pėrfundimisht. Pėr kėtė arsye, dashur pa dashur, teksa interpretonin nė veprat e para tė skenės shqiptare, Maria dhe partnerėt e saj, kush mė parė e kush mė pas, vinin edhe gurėt e parė tė ngrehinės sė fjalės artistike, sillnin prurje orgjinale dhe ndihmesa tė vyeshme vetiake nė shqiptimin e qartė, nė diksionin e thekshėm e tipik shqiptar, nė intonacionet burimore qė ngriheshin nė lartėsinė e modeleve pėr t’u ndjekur mė tej nga artistėt shqiptarė. Nė mėnyrė tė veēantė, brezi i aktorėve moshatarė dhe pasues tė Marie Logorecit, dallohen pėr timbret e bukura krahinore, kryesisht veriake apo edhe mirėfilli shkodrane, tė cilat, dalngadalė, do tė treteshin kėndshėm nė atė praktikė pėrnjėsuese e rrafshuese qė i takon njė gjuhe letrare artistike tė njėhsuar. Pra, kur flasim pėr njėhsimin e standartizimin e gjuhės nė skenė do tė kemi parasysh edhe lejimin qė aty, njėhsimi tė mos e pengojė larminė dhe prurjen e timbreve e tė pėrftesave shqiptimore e intonacionore qė vijnė edhe nga krahinat. Ato vetėm ia shtojnė gjerėsinė dhe hijeshinė gjuhės tonė amėtare. Kam bindjen se pakkush si ajo e pati kurdoherė nė zemėr e nė mendje kujdesin pėr tė folur qartė, bukur, natyrshėm po edhe plot ngjyresa e pėrftesa origjinale me anėn e tė folurit skenik aq mjeshtėror. (Kėtė bindje timen tė hershme pata kėnaqėsinė ta rindjeja e ta pėrfocoja edhe kėto ditė, duke ridėgjuar enkas pėr tė shkruar kėto radhė disa prej interpretimeve mė tipike tė saj: Loken te "Toka jonė", njė version tė hershėm ku Tuēin e luan Loro Kovaēi, kurse Lekėn e luan Ndrekė Luca, Fatimen te "Halili dhe Hajria", zonjėn Bernarda te "Shtėpia e Bernarda Albės" ku Maria luan protagonisten, Ledin Milford te "Intrigė dhe dashuri" ku ajo interpreton aq natyrshėm njė nga rolet tepėr tė vėshtirė tė dramaturgjisė sė Shilerit, me partner Naim Frashėrin, tė cilat m’i vuri nė dorė bujarisht miku im, zoti Pjerin Logoreci, tė cilin gjej rastin ta falenderoj. Personazhet e lart pėrmendur, si edhe gjithė ajo galeri tipash dhe karakteresh qė pruri nė skenėn shqiptare Marie Logoreci gjatė njė jete tė tėrė, janė aq tė ndryshėm si pėr karakteret, temperamentet, mosha, arsimi, mėtimet ideore e klasore etj. Merita e aktores sonė qe se, tė gjithėve, gjithmonė nė pėrputhje me atė qė ata pėrfaqėsonin nė vepėr, diti t’ua gjente edhe mėnyrėn mė tipike tė fjalės, tė shqiptimit, tė diksionit, tė intonacionit dhe tė gjithēkaje qė ka tė bėjė me shpėrfaqjen sa mė tė plotė tė tyre para shikuesve. Ajo ishte e zonja qė, ashtu siē ndėrronte veshjen dhe rekuizitėn nga Lokja e maleve shqiptare tek Gertruda, mbretėreshė apo tek Ledi Milford, zonja tė rėnda tė Evropės perėndimore, tė kalonte edhe nė atė mėnyrė tė foluri qė i shkon pėrshtat, pikėrisht, njė nėne tė mjerė e tė shumėvuajtur malėsore (nė rastin e personazhit te "Toka jonė") apo tė frymės klasike- xhiante dhe poetizuese qė karakterizon personazhet e Shekspirit dhe tė Shilerit. Kujtoj me shumė qartėsi, ndonėse e kam parė para shumė vitesh e kur isha nė moshė tė re, interpretimin e Gertrudės, duke pasur si partner Loro Kovaēin, me tė cilin Maria pėrbėnte njė "duet" dramatik shumė harmonik edhe nga ana e tė folurit. Ridėgjova me shumė ėndje dhe m’u ngjallėn aq pėrfytyrime edhe nga regjistrimi nė kasetė i dramės "Intrigė dhe dashuri" ku, gjithashtu Maria shėnoi njė nga kulmet e mjeshtėrisė sė saj edhe gjuhėsore.

 

 

 

 Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

Vangjush Furxhi

(aktor, studjues, pedagog i artit dramatik)

 

Pse flas pėrsėri pėr Marien

 

Nė biseda shokėsh e miqsh, shkrime gazetash, veprimtari shkencore apo leksione studentėsh, shpesh ne qė patėm fatin t’i kemi partnerė apo t’ua ndjekim krijimtarinė artistėve si Marie Logoreci, i kujtojmė apo i pėrmendim duke i evidentuar pėr vlerat e veēanta profesionale.

Ky fakt nuk ka tė bėjė me nostalgjinė as me pėruljen e verbėr ndaj traditės skenike e filmike! Ajo lidhet me forcėn rrezatuese e imponuese tė talentit tė madh.

Kėtij gjykimi i bashkėngjitet edhe ai i brezave tė rinj tė artistėve, njerėzve tė kulturės dhe spektatorėve, ndonėse konkludimin e arrijmė jo nga e gjithė krijimtaria e artistėve, por nga parcela tė veēanta si incizime e regjistrime shfaqjesh, nga filma, fotografi etj.

Ky fenomen ėshtė konsoliduar me artistėt e shquar tė botės. Shumė prej filmave, spektatori i vendeve tė ndryshme vazhdon t’i pėlqejė jo vetėm pėr subjektin, pėrmbajtjen apo mesazhet qė pėrcjellin, por edhe pėr forcėn artistike interpretuese apo regjisoriale. Kėsisoj vazhdojnė tė vlerėsohen e shijohen filma e interpretime tė Ēaplinit, Ezejshtajnit, Felinit, Roselinit, Ēerkasovit, Xhuljeta Mazinės, Marēelo Mastrojanit, Entoni Kuinit, Zhan Gabenit etj.

Tė tilla vlera gėzojnė e transmetojnė edhe artistėt tanė tė teatrit e filmit.

Tė tillė forcė shprehėse artistike vazhdon tė rrezatojė edhe Artistja e Popullit Marie Logoreci nė interpretimin e figurave artistike.

A

 Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

Tiranė, 26.09.1998

 

 

Sipėr

 

 

Loni Papa

(shkrimtar)

 

 Intimitete nė rolin e nėnave

 

...

Kur flasim pėr aktorė tė mėdhenj, gjithmonė ne ndiejmė se qenia e tyre shpėrfytyrohet pėrpara shikuesit dhe humbet nė botėn e thellė tė personazhit, ku edhe merr njė shtrirje kohore e, me "magjinė" e rolit, hyn nė ndjenjėn e secilit. Kjo mund tė thuhet edhe pėr aktoren Logoreci: jeta e saj u shpėrbė dhe duhet kėrkuar nė jetėn e personazhit. Le ta gjurmojmė atė edhe nė figurėn e Lokes dhe tė Bernardės (si kryerole nė dramat "Toka jonė" e Kolė Jakovės dhe "Shtėpia e Bernarda Albės" e poetit dramaturg Federiko Garsia Lorka). Tė tria janė nėna - nėna e Cucės, Lokja dhe Bernarda - por Maria secilėn e mėkoi me ndjesi tė veēantė. Njė shoku im poet, diti ta pėrcaktojė mė mirė madhėshtinė e artistes Logoreci, duke zbuluar edhe poetikėn e saj: "I thyen rolet, ashtu si guri i ēmuar thyen rrezet dhe, paēka se janė rreze, pėrsėri nuk ngjajnė me njėra-tjetrėn".

 Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

 

Sipėr

 

 

 

Yllka Mujo

(aktore)

 

Aktore realiste me personalitet artistik

 

...

Aktorja Marie Logoreci, sikurse ēdo artist i vėrtetė, ka krijuar nė skenėn e Teatrit Popullor personalitetin e vet artistik. Interpretimi i saj ėshtė thellėsisht realist. Duke qenė njė vėrejtėse e mprehtė e jetės sė popullit tė saj, e jetės sė njerėzve tė thjeshtė, duke perceptuar me njė mjeshtėri tė veēantė elementėt tė jetės objektive, tė realitetit qė zhvillohet pėrreth saj, ajo ka arritur gjithmonė tė mbledhė atė material jetėsor qė ėshtė poleni i veprės sė ardhme tė artit. Nė kėtė fakt qėndron baza realiste e arti tė saj. Nga ana tjetėr aktorja Marie Logoreci nuk ka qėnė kurrė njė konstatuese dhe regjistruese e thjeshtė e fakteve; duke e pėrpunuar materialin e perceptuar nga jeta, ajo ka pėrdorur mjete artistike tė larmishme pėr ta shprehur atė pėrmbajtje e cila ėshtė pasuruar dhe ngritur nė njė stad mė tė lartė, veēanėrisht nė krijimin e karaktereve. Kėto karaktere aktorja i ka trupėzuar pikėrisht duke u nisur nga karakteristikat esenciale tė personazhit tė dhėnė, i cili ndonėse ėshtė paraqitur nė mėnyrė letrare nga autori i pjesės, ėshtė konsideruar nga Marie Logoreci si njė etyd i cili do tė plotėsohet dhe pėrsoset, duke u bazuar gjithmonė nė perceptimet e saja vetiake. Tė gjitha kėto e pėrcaktojnė aktoren Marie Logoreci si njė artiste tė metodės krijuese tė realizmit. Pa mohuar aspak meritat e regjisorėve, mund tė themi pa tepruar se ajo ėshtė njė nga ato aktore tek tė cilat iniciativa krijuese origjinale ka ndjekur hap pas hapi zbėrthimin dhe konkretizimin e individualizimit tė personazhit. Kjo ka qėnė njė veti e saj, njė nga tiparet shprehėse tė ndėrgjegjėsimit dhe tė seriozitetit tė punės sė saj me heroin qė ajo rikrijon.

Artistja Logoreci e pėrjeton tėrė atė proēes qė zhvillohet nė shpirtin e artistit qė nga kontakti i parė me materialin letrar, nga ai qė quhet leximi i parė i pjesės, tek zbėrthimi e deri tek trupėzimi i gjithė atij kompleksi ideoemocional tė personazhit. Ky orientim artistik e ka udhėhequr nė punėn e saj krijuese nga njeri rol te tjetri dhe nė vitet e pjekurisė sė saj.

...

 

Stili i M. Logorecit ka vulėn e natyrės sė saj. Karakteri dramatik, temperamenti, aftėsia e rrallė komunikuese kanė gjetur shprehjen e tyre tė plotė nė tė gjitha lėvizjet dhe nė shqiptimin origjinal. Ajo di t’ia imponojė spektatorit figurėn artistike tė krijuar dhe kėtė e arrin me tė gjitha mjetet e arsenalit tė saj aktoresk, qė nga pasuria intonative e zėrit e deri tek natyra e vet dinamike. Aktorja ka arritur tė njohė mirė, nganjėherė deri nė virtuozitet forcėn akustike tė veprimit mbi spektatorin. Njė pauzė e zgjedhur nė ēastin e duhur, njė fjalė e bashkangjitur me vend, pėr njė aktore si Maria ka qenė njė efekt shprehės qė pėrdorej pėr tė arritur njė objektiv tė caktuar ideoemocional. Dhe kėshtu, hap mbas hapi spektatori ndiqte atė zhvillim qė ia impononte aktorja, nė atė tension dramatik qė ka qenė gjithmonė nė esencė tė stilit tė saj. Njė stil tė tillė si ky i artistes pėrmbante nė vetvete gjithmonė rrezikun e kalimit tė masės, e teprimit. Dhe ėshtė meritė e padyshimtė qė ajo nuk ka rėnė kurrė nė shthurje ideoemocionale, por ka qėndruar pėrherė nė kufijtė e njė dramaticiteti tė shėndoshė, tė vėrtetė dhe tė fuqishėm.

 Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

(Fragment nga punimi i Diplomės 1976)

 

 

Njė krijim i suksesshėm  Revista "TEATER" 1978

 

Nė suksesin e merituar qė pati shfaqja e dramės "Pėrmbytja e madhe" e Kolė Jakovės nėn interpretimin e trupės sė Teatrit Popullor me regjisor Artistin e Merituar Piro Mani, zė vend tė ndjeshėm interpretimi i Artistes sė Popullit Marie Logoreci nė rolin e Gjelės. Krahas figurave skenike, tė paharruara pėr spektatorin tonė, qė na ka dhuruar kjo aktore herė pas here, edhe ky krijim i ri na shkakton emocione tė thella, na bėn tė mendojmė e tė nxjerrim konkluzione tė vlefshme. Gjela ėshtė figurė qėndrore e dramės, me njė botė tė pasur e plot kontradikta, evidentimi, zgjidhja dhe trajtimi i tė cilave janė tė lidhura me problemet dhe idetė e rėndėsishme e me vlerė aktuale qė pėrmban drama. Realizimi aktorial i kėsaj figure ėshtė me rėndėsi tė veēantė pėr tingėllimin ideoartistik tė gjithė shfaqjes.

Eshtė njė kėnaqėsi e veēantė pėr ne, qė ta shohim Gjelėn tė marrė jetė skenike nga aktorja jonė e dashur Artistja e Popullit Marie Logoreci. Ndėrmjet krijimesh tė tilla tė paharruara si Lokja, "Toka jonė", Nėna "Cuca e Maleve", "Bernarda Alba" e Lorkės dhe shumė tė tjera, ajo shfaq dhe njė herė para publikut tonė artdashės fuqinė dramatike tė artit tė saj.

Drama e re e Kolė Jakovės e cila nė pėrgjithėsi dallohet nga qartėsia dhe logjika e sigurtė nė ndėrtimin dramaturgjik, i ruan kėto cilėsi edhe nė ndėrtimin e rolit tė Gjelės. Portreti i kėtij personazhi fillon me vija tė thjeshta, me tone tė kursyera, qė shkallė-shkallė forcohen dhe mpleksen duke arritur nė shpėrthime tė fuqishme dramatike. Po ashtu edhe loja e Marie Logorecit duke u vėnė plotėsisht nė shėrbim tė personazhit tė krijuar ruan thjeshtėsinė e zhvillimit tė saj dhe shkallėzimin e rritjes emocionale duke arritur nė pikat kulminante tė dramės nė shpėrthime tė fuqishme bindėse. Kėtė gjė aktorja e arrin duke shmangur ēdo zhurmė dhe nervozizėm tė jashtėm dhe pa rėnė nė efekte tė pajustifikuara melodramatike. Gjela e saj ėshtė e papėrsėritshme, ashtu siē nuk mund tė riprodhohet krijimi i artistit tė vėrtetė. Kjo plakė e rreptė e deri grindavece nė vėshtrim tė parė, e pakėnaqur nga tė gjithė dhe nga tė gjitha qė ndodhin rreth saj, mban nė brendėsi ndjenja tė thella humane tė dashurisė prekėse pėr vendin e saj dhe pėr jetėn.

 Pėr mė shumė mund tė lexoni librin ose librin elektronik "Marie Logoreci"

1978

 

 

Sipėr

 

 Marie Logoreci mbi artin e aktrimit

 

 

Marie Logoreci

Artiste e Popullit (aktore)

 

Bisedė me studentėt e I.L.A.  1982

 

...Studenti qė bėn vetėm atė qė i mostrohet apo i thotė pedagogu nuk ka shumė vlera dhe poqese kėshtu mėsohet nga pedagogu, nuk ka mė keq. Studenti duhet tė mėsohet qė tė japė vetveten, se si tė bėhet objekt dhe subjekt. Ai nuk duhet tė marrė diēka kėshtu ose ashtu se e ka thėnė dikush, por pasi ta provojė, ta ndjejė se ashtu ėshtė. Edhe Stanislavski thoshte: "Mos mė imitoni, mos bėni si e bėj unė, por si e ndjeni ju". Metoda nuk ėshtė diēka abstrakte, teorike, nė hava, ajo ėshtė pėrgjithėsim i pėrvojės sė shumė aktorėve tė mėdhenj, tė asaj qė ata na kanė lėnė, tė asaj qė ne kemi konstatuar vetė, tė asaj qė ne kemi parė nė interpretimin e L.Kovaēit, M.Popit, P. Gjokės, Gj.Karmės, M.Stefės etj., tė brezit mė tė ri N.Frashėrit, P.Mimės, N.Lucės, S.Prosit, I.Shytit; (Kėtu mund tė mos pėrmend ndoshta shumė aktorė tė mirė, mos ma merrni pėr keq). Tė gjithė aktorėt e teatrit tonė kanė qenė e janė tė mirė, ky ėshtė mendimi im, me tituj e pa tituj, tė pėrmendur e tė papėrmendur nga kritika, dhe tė tillė unė mund t’ju pėrmend shumė, tė kthjelltėn Liza Vorfi, tė mrekullueshmin Mihal Stefa etj., etj. Kėshtu pra pėr tė mos dalė nga tema, pėrvoja e aktorėve mė tė vjetėr, tė atij brezi tė shokėve tė mi qė tashmė kanė dalė nė pension dhe tė atyre me tė cilėt ju do tė luani do tė jenė pėr ju shkolla praktike, pasurimi i mėsimeve qė keni marrė.

 

- A interpretohet pa njohur teorinė?

- Sigurisht. Kėshtu kemi interpretuar ne aktorėt e parė tė teatrit shqiptar. Dhe jo vetėm pa teorinė e interpretimit, por nė ansamblin tonė, pak ishim me shkollė tė mesme, pra nuk kishim as njė formim tė pėrgjithshėm. Pėr disa vjet bėmė njė pėrpjekje tė madhe pėr tė plotėsuar mangėsitė nė arsimim, mė vonė u organizuan kurset e plota, ku mėsuam teorinė me disa nga emrat e mėdhenj tė regjisurės ruse. Kėshtu fillimi ynė ishte interpretim pa njohur Stanislavskin, Brehtin, etj., pa pėrvojėn teorike e praktike, duke pėrjashtuar ata pak aktorė si Loroja, Gjoni, Pjetri qė kishin luajtur nė Shkodėr.

Pra mund tė interpretohet sepse mund tė ndjesh dhe tė shprehėsh, kėshtu ėshtė interpretuar edhe pa u shkruar metodat. Por ėshtė teoria ajo qė tė bėn tė ndėrgjegjshėm, tė jep eksperiencėn e brezave, tė ndihmon tė kėrkosh e tė ecėsh pėrpara. Dhe tani mendoj se ka mjaft pėr tė mėsuar nga eksperienca jo vetėm e aktorėve tė huaj, por edhe e aktorėve tanė.

 

- Ku janė vėshtirėsitė nė interpretim?

- Interpretimi ėshtė etapa pėrfundimtare e njė pune tė gjatė pėr zbėrthimin e personazhit. Vėshtirėsitė janė tė ndryshme por unė po ndalem nė vėshtirėsitė qė vijnė si rezultat i tekstit, sepse kėto janė tė shumta dhe tė shpeshta dhe, ėshtė kjo qė sjell edhe mosmarrėveshjet me autorėt e dramave. Autori duke i dhėnė rėndėsi idesė, konfliktit etj., rėndon nė kurriz tė karakterit, botės sė brendshme tė personazhit. Aktori duke zbėrthyer kėtė personazh arrin t’i gjejė tė meta edhe serioze atij. Dhe shpesh ėshtė tepėr e vėshtirė t’i mbushėsh mendjen autorėve, pėr fjalėt e papėrshtatshme, tė vėshtira pėr t’u interpretuar e tė pa motivuara qė fusin nė tekst. Ato janė fjalė boshe qė nuk thonė asgjė, nuk ka art nė to, janė mė tė rėndomta se nė jetė dhe aktori kėrkon mė kot mendimet qė duhet tė dalin, nėntekstin. Sepse fjalėt janė mendimi i shprehur dhe i pa shprehur, ato janė veprimi nė dramė.

Problemet qė lindin midis aktorit e autorit po edhe regjisorit e autorit bėhen seriozisht e tė vėshtira kur autori ėshtė njė personalitet nė letėrsi sidomos nė dramaturgji, e, pretendon se e njeh dramėn.

 

- Thuhet se momenti i hyrjes nė skenė ėshtė i vėshtirė, kjo vėshtirėsi qėndron vetėm pėr tė rinjtė?

- Hyrja nė skenė ėshtė momenti i vėshtirė, jo vetėm pėr tė rinjtė. Ēdo aktor nuk u shpėton emocioneve tė fillimit. Tė parėn gjė qė dua tė theksoj ėshtė, ajo qė ka ndodhur mė parė nė dramė tė pėrjetohet para hyrjes nė skenė dhe, kur hyn nė skenė tė mos shkėputet prej ngarkesės emocionale tė mėparshme. Kėtė proces aktori duhet tė realizojė sa hyn nė skenė. Kėshtu ai hyn plot, di se pse ka hyrė, ku ėshtė, ēfarė do tė bėjė e ēfarė do tė thotė. Shpėrqendrimi mė i vogėl nė kėtė moment sjell shkėputje, sjell mendime tė tjera, sjell frikėn nga publiku qė herė - herė kthehet nė panik, pasiguri nė vetvete, kontraktim, gjė qė do tė sillte pasoja tė mėdha nė interpretim. Aktorėt me pėrvojė kėto momente shpėrqendrimi i kanė mė tė vogla sepse ata e zotėrojnė veten nė ēdo ēast dhe mund tė arrijnė tė pėrqendrohen menjėherė. Kjo ka tė bėjė me pėrvojėn skenike. Ushtrimet e "rrethit" tė pėrqendrimit qė ju i mėsoni tani teorikisht do t’ju hyjnė nė punė gjatė gjithė jetės suaj skenike. Dua tė theksoj rėndėsinė e madhe qė ka momenti i hyrjes nė skenė saqė mund tė varet fati i mbarėvajtjes sė gjithė skenės pėr aktorin dhe partnerėt.

 

- Ēfarė do t’u rekomandonit aktorėve tė rinj, teknikėn apo ndjenjėn?

- Art i vėrtetė ėshtė ai qė nuk mashtron dhe kjo nė punėn tonė fillon nga leximi i tekstit, puna me rolin, e, deri tek grimi. Disa, mė tė shumtėn tė rinjtė, sidomos femrat mendojnė se duke bėrė njė makiazh tė bukur dhe duke u veshur nė mėnyrė tė veēantė do tė tėrheqin vemendjen e publikut. Nganjėherė tė kėtij mendimi bėhen edhe regjisorėt e operatorėt. Por kėsaj, si ēdo anė e jashtme, nuk i duhet dhėnė mė tepėr rėndėsi seē ka, ajo qė tėrheq vėmendjen ėshtė interpretimi brenda karakterit tė personazhit, sigurisht edhe elementėt e tjerė kanė rėndėsinė e tyre kur vihen nė funksion tė rolit. Po kėshtu edhe nė punėn me rolin ose gjatė shfaqjeve. E kam thėnė edhe herė tjetėr se poqese nė njė moment gjatė interpretimit kam pasur lotė dhe kjo ka pasur reagim e sukses nė publik, njė natė tjetėr mund tė mos kem lotė dhe tė kem po atė sukses. Atė moment emocional unė nuk e kėrkoj teknikisht nė kuptimin e artificeve, sepse dua qė tė jetė i vėrtetė edhe pėr mua. Por kjo, jo duke iu dhėnė krejtėsisht ndjenjės. Aktori nė skenė, sipas individualitetit tė tij e shkollės sė interpretimit qė ndjek, vendos vetė disa raporte nė interpretim, midis tė qenit nė rol, tė qenit kritik dhe spektator i vetvetes njėkohėsisht. Ai sigurisht nuk mund t’i jepet krejtėsisht ndjenjės nė interpretim, sepse duhet tė jetė i vetėdijshėm nė ēdo moment pėr atė qė bėn e tė mos humbasė pėr asnjė ēast kontrollin e vetvetes. Pėr mua kėto raporte janė nė mbi 90 % interpretim dhe pjesa tjetėr kritikė e spektator.

 

- Si veproni qė emocioni tė jetė i njėjtė nė ēdo shfaqje pavarėsisht nga numri i tyre?

- Sigurisht qė emocioni nuk mund tė jetė i njėjtė nga njė shfaqje nė tjetrėn, por nganjėherė rrezikon qė tė mos kesh emocionin e duhur nė njė fragment tė caktuar. Eshtė gabim tė mendohet se aktori sa mė shumė tė imitojė me besnikėri shfaqjet e mėparshme aq mė mirė ka luajtur. Interpretimi ėshtė njė gėrshetim i tė vetėdijshmes me tė pavetėdijshmen; e vetė-dijshmja ka teknikėn, e pavetėdijshmja ka akumulimin. Unė kam luajtur Loken shumė herė nė teatėr dhe njė nga skenat e vėshtira ishte ajo ku Lokja vajton, fshehtas nga tė tjerėt, para trupit tė tė birit tė vrarė. Kjo skenė nė film nuk ėshtė. Ishte njė skenė shumė emocionale pėr mua e qė shkaktonte emocion edhe tek spektatorėt. Fillimisht nė interpretimet e para emocioni vjen natyrshėm, lehtėsisht pa punė tė ndėrgjegjėshme vjen si njė ndjenjė. Nė skenė veē emocionit real pėrdoret edhe kujtesa emocionale e cila vjen nė ndihmė kur emocioni zbehet. Pra nė interpretim emocioni ėshtė emocion i momentit plus kujtesė emocionale dhe kjo duhet tė jetė rrjedhė e shfaqjes, se sjellja me forcė e emocionit shkakton kontraktim, kurse kur aktori do ta shtyjė emocionin qė e pėrfshin, atėherė mund tė shpėr qendrohet dhe emocioni tė zhduket. Emocioni vjen me anėn e pėrqendrimit. Varet shumė edhe nga gjendja shpirtėrore personale. Duhet zotėsi qė emocionin ta pėrsėrisėsh. Kujtesa emocionale qė ėshtė rrėnjosur thellė nė mendje ėshtė shumė e gjerė, jo tė gjitha tė hyjnė nė punė atė moment, por ajo duhet ndjellė. Emocioni vjen duke ndjellė ndjenjėn. Unė, siē ju thashė, momentin emocional nuk e kėrkoj artificialisht, por e ndihmoj qė tė vijė nė kohėn e duhur me anė tė kujtesės emocionale.

Aktori jo gjithmonė ėshtė nė formė pėr tė luajtur njė rol, herė nuk ėshtė mirė fizikisht, herė ėshtė i lodhur, ka njė dhimbje dhėmballe apo koke, por herė nuk ėshtė mirė psikologjikisht, njė zėnie, njė sėmundje, njė vdekje. Por atij i duhet tė dalė nė skenė dhe tė interpretojė... Atėherė aktori kėrkon tė gjitha mjetet e arsenalit aktoresk t’i vėrė nė punė pėr tė dalė nga situata.

 

- Nė ē’raporte duhet parė logjika e personazhit dhe logjika e aktorit?

- Logjika e personazhit ka tė bėjė me formimin, me botkuptimin e tij, me ngjarjet qė i ndodhin, me epokėn e vendin, me jetėn qė bėn e klasės qė i pėrket, mjedisin qė e rrethon, me vetėdijen e cilėsitė e tij. Ai vepron nė dramė nė pėrputhje me kėto, pra me logjikė e sipas karakterit tė tij. Nė jetėn skenike aktorit mund t’i qėllojė tė interpretojė ndonjė personazh tė ngjashėm me veten, por nė tė shumtėn e rasteve do tė ndodhi e kundėrta. Ai nuk mund ti kanalizojė kėta brenda karakterit tė tij, se pastaj i thonė "tė luash veten". Ai mendon, vepron, e jeton nė skenė si personazhi. Aktori duhet tė besojė, t’i mbushė mendjen vetes se personazhi ėshtė ai, qė, ka tė drejtė dhe tė mbrojė me forcė mendimin e tij. Aktori duhet tė pyesė veten se ēfarė do tė bėnte personazhi me atė botkuptim nė ato rrethana nė atė periudhė historike! Pra logjika e aktorit udhėhiqet prej logjikės sė personazhit.

 

- Nė ē’raport ėshtė shkolla me talentin?

- Ashtu siē e kuptoj unė, shkolla, studentit nuk i jep talentin; por ia zgjon e zhvillon atė dhe i heq manierat, e mėson ta kontrollojė talentin, tė ndėrgjegjėsohet pėr atė qė bėn, i mėson teknikėn profesionale, i jep eksperiencėn e brezave.

 

- Cili mendoni se duhet tė jetė raporti regjisor-aktor?

- Aktorė tė ndryshėm i japin rėndėsi tė ndryshme punės sė njė regjisori nė njė dramė a film. Unė mendoj se nuk ėshtė fjala regjisor qė pėrmban rėndėsinė, por se ēfarė regjisori ėshtė. Pėr raportin regjisor-aktor, unė besoj nuk do t’ju them ndonjė gjė qė nuk e dini, dikur dramat janė vėnė nė skenė pa regjisorė, mė vonė ky doli i nevojshėm. Nganjėherė mendon tė bėsh diēka dhe del jo ajo qė mendon. Kėtė e ndjen ndoshta edhe vetė, por nuk e ke aq tė qartė sa ē’e ka regjisori. Ai ėshtė njė lloj dirigjenti qė drejton njė orkestėr me disa solistė. Ai ėshtė njė mjek qė duhet tė diagnostikojė. Ai analizon e zbėrthen, kontrollon nė pėrgjithėsi e nė detaje, diskuton e parashtron, tregon ēfarė mungon qė tė realizohet si duhet. Aktori me eksperiencė ėshtė si tė thuash mjek i vetvetes, atij i duhet pasqyra pėr t’u parė, e kėtė e bėjnė edhe partnerėt kur edhe kėta janė me eksperiencė. Sigurisht mė e mira ėshtė kur regjisori dhe aktorėt janė me eksperiencė, por ndodh qė njė ansambėl me aktorė me pėrvojė tė drejtohet nga njė regjisor pa eksperiencė e nganjėherė kėta qėllojnė edhe mendjemėdhenj e fodullė, tė cilėt nuk dinė se ē’kėrkojnė e mbėrrijnė deri aty sa t’i monstrojnė aktorit, duke i treguar si duhet interpretuar. Rezultati shihet praktikisht nė disa drama e nė mjaft filma tė dobėt.

 

- A ju pėlqen kinematografia, e ē’vend zė tek ju?

- Unė jam aktore e teatrit dhe si tė gjithė aktorėt jam aktivizuar edhe nė film, bile qė nė filmin e parė shqiptar me metrazh tė shkurtėr "Fėmijėt e saj" e pastaj tek "Tana", sė bashku me Loro Kovaēin, Tinka Kurtin, Naim Frashėrin etj. Filmi pėr mua ėshtė njė gjini tjetėr me specifikat e veta edhe nė interpretimin aktorial. Aty nuk ke njė spektator tė rradhės sė fundit si nė shfaqje qė tė sheh e dėgjon, kamera ėshtė spektatori yt. Mungon edhe rrjedhshmėria e kronologjizmi, mungon dhe spektatori me reagimin e tij, me pėrshpėritjen e heshtjen e tij, me duartokitjen. Pėr njė aktor tė teatrit filmi ėshtė i bukur por skena ėshtė shtėpia e tij.

 

 

 

 

Pėrsėri me studentėt e aktrimit   (1985)

 

 

...Pėr pėrgatitjen e studentėve nė lėndėn e mjeshtrisė sė aktorit mendoj se duhet tė jenė aktorėt tanė mė tė mirė dhe jo teoricienė arti. Teoricienėt mund tė japin lėndė tė tjera. Aktorėt kanė mbi shpatulla praktikėn, pėrvojėn e tyre qė ėshtė pasuri e madhe artistike. Mjeshtria qė do t’u mėsohet studentėve nuk ėshtė diēka abstrakte qė mėsohet pėrmendėsh nga teksti i dhėnė, ajo ėshtė pėrgjithėsim i pėrvojės sė shumė aktorėve, e kujtimeve, shėnimeve qė ata kanė lėnė dhe tė asaj qė ne kemi parė e konstatojmė pėrditė nga interpretimi i aktorėve tanė. Ajo duhet pėrvetėsuar e bėrė e jotja. Kur njė aktor do tė japė njė mendim, njė ndjesi, ajo qė realizohet s’ėshtė e domosdoshme tė jetė krejtėsisht siē e ka menduar aktori mė parė. Gjatė kohės qė aktori luan, rreziku vjen ngaqė ai mund tė gėnjehet me vetveten dhe tė besojė se ajo qė ka arritur ėshtė krejtėsisht ajo qė ai ka dashur tė nxjerrė. Aktori kur luan duhet ta pėrjetojė atė qė thotė dhe atė qė bėn. Nxitjet qė na bėjnė tė reagojmė nė jetė janė reale, kurse aktori duhet t’u pėrgjigjet nxitjeve tė imagjinuara. Fėmijėt e kanė tė lehtė kėtė dhe janė tė besueshėm nė interpretimin e tyre, sepse ata e besojnė atė gjendje. Prania e tė tjerėve, pėrgjegjėsia pėr atė qė po bėjnė dhe tė gjitha mendimet rreth figurės qė po krijojnė, tek ata nuk ekzistojnė. Ata janė tė pandėrgjegjshėm pėr atė qė bėjnė, por nga ana tjetėr nuk pengohen nga njė sėrė kompleksesh. Aktori duhet tė besojė, t’i mbushė mendjen vetes pėr drejtėsinė e asaj qė bėn personazhi e ta mbrojė me gjithė shpirt tė drejtėn e tij. Ai duhet ta shohė ngjarjen para se tė vijė skena e tij. Kėrkon ndihmė nga imagjinata e vet, qė ėshtė njėra nga cilėsitė kryesore nė krijimtari.

 

- A keni emocion nė skenė pas shumė vitesh interpretim tė njė roli?

- Po! Do tė veēoja dy lloje emocionesh: atė qė tė dėmton, qė vjen nga frika, pasiguria, mosnjohja, moseksperienca, mospėrgatitja etj., qė tė pengon, tė kontrakton, tė bėn tė dėshtosh po qe se nuk pėrpiqesh ta largosh. Por ju me pyetjen tuaj flisni pėr tjetėr emocion pėr atė qė krijohet. Ky emocion nė interpretimet e para tė njė roli mund, dhe duhet tė vijė vetvetiu, natyrshėm. Ai vjen nga ballafaqimi i aktorit me konfliktin e pjesės e me personazhet e saj, kurse kur roli pėrsėritet shumė, ky lloj emocioni zbehet e zhduket, sado qė tė pėrpiqesh tė fshish ēdo gjė qė ka kaluar e tė rijetosh pjesėn. Kėtu fillon puna e aktorit. Ai nuk duhet ta lėrė me kaq, se roli do t’i dalė nga dora. Ai duhet ta kėrkojė atė gjendje duke hyrė mė thellė nė dramė dhe nė rolin e vet; nė tė do tė gjejė elementė tė rinj tė pazbuluar qė do ta mbajnė gjallė, por edhe duke shfrytėzuar kujtesėn emocionale qė ėshtė njė mjet, qė aktori e thėrret nė momentin e caktuar duke ia veshur personazhit tė vet, pra vetes.

Kėrkimi me ēdo kusht i emocionit, sjell shpėrqėndrim po kurrė nuk sjell emocionin e duhur. Emocioni kėrkohet, ndillet me kujdes se ėshtė delikat, ėshtė rrjedhojė e ndjenjės. Emocioni vjen vetėm me anė tė pėrqėndrimit, duke mbjellė ndjenjėn. Emocioni ėshtė domosdoshmėri nė interpretim. Diēka e bėrė pa emocion nuk sjell emocion tek tė tjerėt. Emocionin nuk duhet ta shqetėsojė asgjė as skena, as dekori, as spektatori. Duhet tė mėsohesh tė lėvizėsh nė skenė si nė shtėpinė tėnde.

 

- Deri nė ē’masė mendoni se e ndihmon imagjinata aktorin?

- Mirė ėshtė tė thuash qė nė fillim se nuk ka aktor pa imagjinatė. Imagjinata mund tė jetė domosdoshmėri nė shumė profesione e ndėr to ndoshta i pari ėshtė ai i aktorit. Nuk mund tė interpretohet pa pėrfytyruar, imagjinuar. Por vetė imagjinata mund tė jetė e vetėdijshme dhe e pavetėdijshme. Pra, po ta konkretizoj do tė thosha se njė imagjinatė e pavetėdijshme do tė ishte ajo figurė qė krijon nė mendjen e tij aktori nė ditėt e para tė fillimit tė punės kur njihet me rolin. Pėrfytyrimi i tij pėr tė ėshtė i pėrciptė, i pari krijim i ndėrgjegjes sė tij, ende pa punė. Kjo figurė bardh e zi, ėshtė krijim i njė imagjinate tė pandėrgjegjshme qė po mbeti e tillė edhe roli qė krijon aktori do tė jetė i tillė. Kur kjo figurė punohet i shtohen elemente tė karakterit, zonės, veset, zakonet, veshja, qėndrimi etj. qė vijnė nga akumulimi i aktorit, atėherė kjo figurė krijohet nga njė imagjinatė e vetėdijshme pėr atė qė krijoi.Kėto nga ana e tyre, flas kėtu pėr emocionin dhe imagjinatėn, janė tė lidhura pastaj me besimin qė aktori duhet tė ketė se ai personazh ka dhe bėn veprime tė drejta. Mė pas kėto kur janė tė arritura bėjnė qė interpretimi tė jetė i besueshėm dhe ai ėshtė i pėrqėndruar nė atė qė interpreton. Pra nuk ka rrezik tė kontraktohet. Kontraktimi zhduket vetėm me pėrqėndrim, - thotė Stanislavski. Gjatė interpretimit veprojnė njė seri elementesh herė tė ndėrgjegjshėm e herė tė pandėrgjegjshėm pėr vetė aktorin. Ėshtė tjetėr imagjinata e tij e vullnetshme qė ka krijuar personazhin si figurė, dhe tjetėr imagjinata qė e ndihmon si element kalimtar nė interpretim. Kur ai shikon jashtė skenės, dikė apo diēka qė lėviz, nė njė largėsi tė caktuar qė aktori e sheh me syrin e mendjes nė kohėn e duhur qė interpreton, ai imagjinon sa larg ėshtė, sa shpejt lėviz etj. Kėto si dhe, ndodhi, situata, marrėdhėnie, aktori i interpreton nėpėrmjet, si tė them, kėtij kompleksi imagjinimesh. Ėshtė frymėzimi, imagjinata dhe akumulimi qė tė bėjnė tė krijosh figurėn. Por nuk mbaron kėtu, kjo figurė jeton nė skenė. Pra duhet interpretuar. Edhe pėr tė interpretuar duhet frymėzim. Kjo vjen duke e dashur personazhin, duke e luajtur atė. Mirėpo sa mė shumė ta luash ka rrezik se humb emocionin. Pra qė ta mbash rolin tė freskėt duhet pasuruar vazhdimisht. Kėshtu nuk bie nė shabllon. Nuk e di se kush e ka thėnė se shfaqjet e aktorėve tė mirė nuk janė njėlloj, ata njė natė janė shumė mirė, njė natė jo mirė, aktorėt mediokėr janė ēdo natė njėlloj. Sepse janė shabllon. Duhet menduar pėr shfaqjen, jo si pėr njė punė tė mbaruar, por si pėr diēka tė pazgjidhur, diēka qė gjithmonė tė preokupon, duhet menduar kudo nė rrugė, nė shtėpi. Kėshtu e mban tė freskėt rolin gjithmonė dhe pasuron.

 

- Nė ē’masė ėshtė i rėndėsishėm zėri pėr aktorin?

Zėri, pėr mendimin tim, pėr aktorin nuk pėrfaqson njė aspekt tė jashtėm siē ėshtė pamja, qė, ka rėndėsinė e saj, por zėri ėshtė i lidhur me interpretimin. Pra zėri, dhe padyshim diksioni janė domosdoshmėri. Prandaj edhe nė konkurset e pranimit pėr aktor, i jepet shumė rėndėsi. Kur e ke kėtė dhunti, pra zėrin dhe diksionin, me vullnet punohet. Nė skenė duhet tė mėsohesh tė kontrollosh interpretimin duke e hedhur zėrin me forcė, por kjo forcė nuk duhet tė prishė as interpretimin, as diksionin, as shpejtėsinė e rrjedhshmėrinė e tė folurit. Ju keni shembuj mjaft pozitivė tė disa aktorėve tanė tė cilėt janė mjeshtėr tė tė folurit skenik si Prokop Mima. Por kjo kėrkon punė tė vazhdueshme, ushtrim, pėr tė kontrolluar ēdo shkronjė, por edhe fuqinė e saj, qė nga pėshpėrima qė duhet tė dėgjohet nė fund tė sallės e deri tek britma.

 

- Ē’rol luan pėr ju spektatori?

Spektatori ėshtė ai qė mė sheh dhe pėr tė cilin luaj. Kėnaqėsia ėshtė qė kur unė tė interpretoj, ai tė mė vlerėsojė. Pra aktori ėshtė i lidhur ngushtė me spektatorin, aktori i skenės se nė film, ai nuk e ndjen spektatorin. Publiku ndikon shumė nė lojėn e aktorit. Qė nė momentin e parė qė del nė skenė, aktori pret reagimin e publikut, me heshtjen, me pėshpėrimėn. Ėshtė njė reagim pa tė cilin do t’i prishej ekuilibri rolit. Aktori me kalimin e kohės e ka tė domosdoshėm atė. Pastaj duartrokitjet nė fund tė aktit, apo tė krejt pjesės. Por nuk mbaron me kaq, spektatori nuk reagon vetėm nė sallė. Aktori gjendet nė mes tė kėtij reagimi kudo, nė rrugė, nė dyqan, ka gjithkund nga ata qė tė flasin, qė kthejnė kokėn kur dėgjojnė zėrin, qė kėrkojnė tė hyjnė nė bisedė, ata qė tė shkruajnė. Pra pėr mua spektatori ka efekt tė magjishėm. Nganjėherė pėr publikun je simpatik por ka raste qė njė aktor tė jetė edhe antipatik. Nga kjo duhet tė ruheni. Se nuk duhet tė harroni se ėshtė spektatori ai qė na vlerėson. Zakonisht kjo ndjenjė vjen pėr atė aktor qė nuk ka talent, por ndonjėherė edhe pėr tė tjerė pėr shkaqe tė ndryshme si ana fizike apo zėri. Atėherė aktori duhet tė zbulojė arėsyen dhe tė punojė shumė pėr ta shmangur atė, pėrndryshe publiku nuk ka pėr ta pėlqyer kurrė. Nė teatėr duhet t’i pėrshtatesh publikut dhe kohės, se teatri nuk ėshtė si piktura qė po tė jesh jashtė kohės ta vlerėsojnė mė vonė. Nė teatėr gjithēka vdes me aktorin.

 

- Si do t’i zbulonit talentet e rinj?

Kjo ka rėndėsi tė madhe pėr teatrin. Talenti duhet kėrkuar por edhe duhet ushqyer. Dikur kėtė ne e kemi bėrė nė teatėr, i kemi zgjedhur, i kemi dhėnė mundėsinė edhe mė pas kanė bėrė edhe shkollėn. Kjo ka qenė shumė rezultative. Sigurisht ka pasur edhe nga ata qė nuk kanė pasur tė dhėna, por i ėshtė dhėnė mundėsia disa herė e ndoshta edhe pėr disa vjet e nė fund janė larguar. Kėshtu u krijua brezi i aktorėve qė tashmė quhen tė vjetėr, brezi i parė, por edhe i mesmi. Mė pas kėtė detyrė e mori Instituti i Lartė i Arteve, por nuk mė duket se kjo punė ka dhėnė aq sukses. Se nė teatėr elementet zgjidheshin nga njė masė e madhe amatorėsh dhe provoheshin pėr njė kohė tė gjatė edhe me vite siē ju thashė, kurse nė Institut kjo nuk ka mundėsi tė bėhet. Aktorėt e mirė sigurisht janė tė pakėt nė historinė e njė teatri nė njė periudhė tė caktuar. Por kėta qenė shumė nė vitet ‘50 - ‘70 nė teatrin e Tiranės e tė Shkodrės.

 

 

 

Sipėr

 

 

Biseda nė media

 

Pėrgatiti: Dashnor Kokonozi  1978

 

...tashmė teatri ynė ka njė traditė tė pasur dhe prej saj mund tė pėrfitojė kushdo. Kėtė u theme dhe studentėve tė Institutit tė Lartė tė Arteve, sa herė mė kėrkojnė tė bėj ndonjė bisedė me ta. Tė rinjtė kanė shumė pengesa nė rrugėn e gjatė pėr t’u bėrė aktorė, kėto do t’i shmangin me pėrpjekje e studim por edhe me ndihmėn e aktorėve mė tė vjetėr. Njė nga kėto pengesa qė hera herės shfaqet nė mėnyrė serioze pengon interpretimin, kontrakton dhe llokon aktorin e ri, ėshtė emocioni. Nuk dua tė flas pėr veten, por po pėrmend se kur kam dalė pėr herė tė parė nė skenė e kam ndjerė veten krejt tė topitur, tė ngrirė. Nė atė kohė m’u duk pazotėsi pėr t’u bėrė aktore, por nė tė vėrtetė deri diku ky fenomen flet jo pėr paaftėsi, por pėr aftėsi nė fushėn e artit skenik. Sepse tė thuash tė drejtėn nuk ėshtė pėr t’u admiruar ai aktor qė del nė skenė dhe ėshtė i zhveshur nga ēdo emocion. Kjo ėshtė pasqyrim i mos-pėrgjegjėsisė e mospėrgatitjes sė duhur pėr t’u futur nė brendėsi tė figurės qė kėrkon tė krijosh. Nga ana tjetėr, emocioni i tepėrt pengon interpretimin nė shumė elementė pėrbėrės: lėvizjet, zėrin... Si pėr ēdo gjė kėtu duhet masa. Secili ka mendimin e tij pėr masėn edhe teoricienėt e interpretimit aktorial. Kjo ka tė bėjė edhe me shkollėn e interpretimit. Unė mendoj se aktori duhet tė jetė ndoshta 90 % aktor dhe vetėm 10 % spektator. Aktorėt e rinj nė njė formė apo nė njė tjetėr i "ndjellin" kėto emocione, nėpėrmjet njė vetkontrolli tė tepėrt, pasojė e ndrojtjes, mosnjohjes sė figurės qė interpretojnė, mosambjentimit me skenėn etj., rezultati: nuk i nėnshtrojnė emocionet, por nėnshtrohen prej tyre. Ndėrsa kontraktimi i aktorit ėshtė njė fenomen qė ne e shohim me sytė tonė nė skenė; puna pėr shmangien e tij ėshtė e gjerė dhe e shumanshme, qė i kalon kufijtė e skenės sė teatrit dhe i pėrket "skenės" sė madhe tė jetės. Kjo sė pari ka tė bėjė me krijimin e njė personazhi real qė tė pasqyrojė nuancat mė jetėsore. Pra del se nė artin e aktorit, a-ja e punės sė tij fillon me njohjen e jetės sė popullit, virtyteve, temperamentit, pasurive folklorike, etnografike dhe traditave tė tij nė tė gjitha fushat. Kjo ėshtė si tė thuash ajo baza e domosdoshme e njohurive tė aktorit. Kur tė vijė fjala pėr krijimin e personazhit konkret do tė them edhe nja dy fjalė tė tjera, por tani le tė ndaleni tek ajo qė e nisėm, tek kontraktimi qė shkaktohet nga emocioni. Shkak tjetėr i frenimit tė individualitetit krijues ėshtė fakti se aktori i ri e vėshtron nė mėnyrė tė sipėrfaqshme rolin dhe jo thellė. Po ta zbėrthejė nė detaje, do ta kuptojė atė nė ēdo qelizė, atėherė nuk do tė flasė aktori me emocionet e tij, por personazhi me forcėn dhe karakteristikat e veta. Atėherė aktori do tė jetė mė i ēliruar nga emocionet e kontraktimet, mė i ēliruar nga vetkontrolli i tepėrt qė synon paraqitjen e jashtme.

Pyetja e parė qė bėn ēdo aktor i ri, ėshtė edhe ajo qė ka tė bėjė me gjetjen e rrugės sė drejtė pėr tek personazhi. Pėrgjigjja qė do t’i jepte ēdo aktor mė i vjetėr ėshtė se nė krijimin e figurės nė pėrgjithėsi nuk ka receta. Kjo ka tė bėjė me individualitetin krijues tė ēdo aktori. Sė pari desha tė sjell njė shembull nga jeta ime. Dikur nė shtėpinė ku banoja kishim komshinj njė familje himariote. Shkonim pėr mrekulli bashkė. Por nejse, mė kujtohet se e zonja e shtėpisė mbante gjithmonė njė shami tė bardhė nė kokė. Nė pamjen e jashtme ajo nuk kishte asgjė tė veēantė. Por njė herė rastėsisht mėsova se pėr ta vėnė atė shami nė kokė praktikoheshin sipas rasteve, pesė lloje lidhjesh. A nuk ėshtė kjo njė shprehje e thjeshtė, por e mrekullueshme e estetikės sė popullit?

Pra pėr tė filluar punėn me njė rol duhet qė nėpėrmjet tekstit, vendit dhe periudhės nė tė cilėn zhvillohen ngjarjet, sė pari tė njohėsh realitetin, pastaj tė krijosh, tė formosh karakterin e kėtij personazhi, tė gjesh nė pėrputhje me kėto se si ky personazh lėviz, ecėn, flet, ē’intonacion zėri ka e ē’artikulim. Por sigurisht, qė figura tė pėrsoset, duhet vullnet dhe kėmbėngulje. Unė kam pasur raste kur figurėn e kam perceptuar ashtu siē duhet vetėm pas dhjetra e dhjetra provave, por ka edhe raste tė tjera, kur edhe mbas shumė provave, si tė thuash, figura nuk tė del me tė gjitha tiparet e veta, veē kur ashtu papritur ajo tė del nė imagjinatė e gjallė dhe ti vrapon nė studio apo nė shtėpi qė t’i pėrvetėsosh tiparet e saj, ta fiksosh e ta zhvillosh mė tej. Kjo duhet ditur se nuk ėshtė rastėsi, por rezultat i njė pune tė gjatė e kėmbėngulėse, tė pakufizuar nė kohė, kur gjithēka ke akumuluar nga vėzhgimi, pėrvoja jetėsore, jep rezultatin e vet nė njė ēast tė caktuar dhe qė tė dalim pėrsėri nė bisedėn tonė duhet vėnė nė dukje se pikėrisht ky "mbėrthim" i plotė qė i bėhet figurės "disiplinon" edhe emocionet e aktorit.

Kėtu nuk duhet menduar se figura realizohet njėherė e pėrgjithmonė. Ndryshe ne do tė mbesim nė njė krijesė statike qė po nuk u "ushqye" ka rrezik qė mė pas tė kalojė nė njė interpretim qė nuk ngjall emocion, sepse nė teatėr, tė qėllon tė luash dhjetra herė njė rol. Duhet pėrkujdesje qė gjithmonė figura tė jetė nė rritje. Tė mos konsumohet edhe pėr aktorin, qė ai ta jetojė atė edhe nė shfaqjen e njėqindtė. Sa herė ta shohin spektatorėt aq gjėra tė reja duhet tė zbulojnė nė tė. Pėr tė arritur njė gjė tė tillė gjithmonė sytė duhet t’i kthejmė nga jeta. Unė nuk jam dakort me atė qė ndodh me ndonjė aktor, i cili shkon nė zonėn ku mendon se janė zhvilluar ngjarjet, shikon dy tipa dhe kthehet pėrsėri nė skenė me mendimin se e ka zbuluar rolin. Apo ndodh edhe ajo qė ai tė "zhgėnjehet" se nuk e gjeti nė jetė tipin e dhėnė nga autori. Kjo gjė u ndodh nganjėherė aktorėve tė rinj tė cilėt thonė pėr njė personazh se "nuk mund tė ekzistojė". Bota psikologjike e njeriut ėshtė e thellė e karakteret nė jetė janė tė pafund. Kjo qė u ndodh tė rinjve, pėr mendimin tim vjen se ata nuk kanė arritur tė hyjnė nė psikologjinė e njerėzve, kanė ndenjur si spektatorė tė jashtėm tė botės sė tyre dhe shumė-shumė janė kufizuar me njė farė imitimi tė elementeve tė jashtėm. Kėtu me qė erdhi fjala po tregoj njė rast nga praktika ime skenike. Mua mė ėshtė dashur tė luaj disa role qė nga ana e jashtme janė pak a shumė tė sė njėjtės natyrė si Tringa tek "Shtatė shaljanėt", Mara tek "Pėrkolgjinajt", Lokja tek "Toka jonė" dhe dy a tre filma ku edhe ngjarjet zhvillohen nė zona tė afėrta si Dukagjin, Malėsi e Madhe etj. Poqese do tė isha nisur nga elementėt e jashtėm dhe etnografikė pėr tė krijuar kėto figura patjetėr qė nuk do ta ruaja aspak individualitetin e tyre krejt tė ndryshėm dhe do tė bija nė imitimin e sė njėjtės figurė nga njėra dramė nė tjetrėn. Dhe nėse kam arritur t’i shmangem kėsaj, sė pari kjo i dedikohet faktit se duke ndenjur me shumė malėsorė tė kėtyre zonave, unė nuk e kam konsideruar veten si vėzhguese tė thjeshtė tė zakoneve tė tyre, por jam pėrpjekur tė kuptoj pasuritė e tyre shpirtėrore. Sė dyti unė ndjej kėnaqėsi kur zbuloj gjėra tė reja nė psikologjinė e malėsorėve.

Por gjithēka qė kam hasur nė jetė, nuk e kam konsideruar si tė huaj pėr punėn time nė skenė. Nuk e kuptoj ndryshe punėn dhe jetėn e aktorit, ai nė ēdo ēast nė shtėpi, nė rrugė, nė biseda a kudo qoftė, gjithnjė duhet tė jetė nė kėrkim tė rolit tė tij. Nuk duhet tė thuash kurrė se ke arritur pėrsosmėrinė e njė roli. Ai duhet pasuruar vazhdimisht. Nėse nė njė rast, fjala vjen, ty organikisht tė kanė dalė lotė dhe e ke nxjerrė pėr bukuri figurėn, nė njė shfaqje tė dytė nuk duhet t’ia imponosh vetes lotėt duke menduar se atje duhet tė arrish pėrsėri kulmin. Atė mund ta arrish me mjete tė tjera tė mjeshtėrisė sė aktorit. Ndryshe kėrkimi i vazhdueshėm pėr tė arritur nė njė pikė tė paramenduar e bėn rolin monoton, me emocione tė stisura. Dhe pastaj figura nga njė interpretim organik do tė kalojė nė njė interpretim mekanik. Pra aktori duhet ta ruajė gjithmonė freskinė e ndjenjės, tė jetė nė kėrkim tė vazhdueshėm pėr pėrsosjen e rolit. Dhe ėshtė pikėrisht jeta ajo qė i pasuron rolet tona.

 

 

 

 

Revista - "Skena dhe ekrani", 3 / 1980

 

Pyetje: - Ju keni tashmė njė jetė tė gjatė aktoriale, 33 vjet nė skenė. Po, si e niset kėtė jetė?

Pėrgjigje: - Si hyra nė teatėr?... Siē kam thėnė edhe nė intervista tė tjera pas ēlirimit, fillova tė kėndoj kėngė partizane dhe popullore nė radio dhe nė koncerte tė ndryshme publike. Kėngėt e popullit mė kanė tėrhequr gjithmonė dhe mund tė them se kam qenė e apasionuar, jo vetėm pas kėngės popullore, por nė pergjithėsi pas gjithēkaje qė kishte tė bėnte me jetėn, zakonet, veshjen e popullit. Pėrpiqesha tė njihja me hollėsi legjendat, ritet, zakonet e krahinave tė ndryshme. Shikoja njė malesore, i afrohesha, e shihja me vėmendje si ishte veshur, si e kishte lidhur shaminė, si e kishte lidhur brezin. Nuk mendoja atėherė se tė gjitha kėto do tė mė duheshin nė punėn e ardhshme, se sigurisht, nuk mendoja se do tė bėhesha ndonjėherė aktore. Ishte vetėm njė pasion i imi pėr tė njohur popullin tim... Dhe qė tė mos e zgjasim, mė 1946 mė thirrėn nė teatėr. Nuk shkova. Druhesha.Se si mė dukej. Pėr tė kėnduar po, kėndoja, me gjithė shpirt. Por pėr tė luajtur teatėr ?!... Nė shkollė po, kisha luajtur. Isha e vogėl atėherė, pastaj, tjetėr gjė ishte ai, teatėr nxėnėsish! Kurse tani... Kisha merak a e bėja dot. Pastaj, ishin vitet e para tė ēlirimit, ndryshe e shihnin gruan, le pastaj aktoren. Ishin tė pakta gratė qė ngjiteshin nė skenė... Por shokėt e teatrit dhe shokė tė tjerė tė artit ngulėn kėmbė. Mė kujtohet, Pandi Stillu, Kristaq Antoniu, mė flisnin pėrherė, duke mė thėnė se unė tashmė isha njeri i skenės dhe tė gjithė kishin besim se do tė bėhesha aktore e mirė. Dhe njė ditė i them edhe tim shoqi: "A tė shkoj?", "Si tė duash, - mė tha. Po a e bėj dot?" "Pėrse jo", - m’u pėrgjigj. Unė si duket e kisha vendosur me veten time, por mė duhej edhe njė pėrkrahje e tillė. Dhe vajta.

Me ndroje nė fillim. Mua mė pėlqente teatri, por a do t’i pėlqeja unė atij? Ishte viti 1947 kur shkova pėr herė tė parė. Qė atėherė nuk u shkėputa mė...

Pyetje: - Ju keni patur shumė role. A mund tė dalloni mes tyre disa role qė i doni mė shumė?

Pėrgjigje: - A e dini si? Ndoshta do tė pėrsėris ndonjė thėnie tė dikujt tjetėr, por... them se tė gjithė aktorėt gjersa kanė krijuar role, janė munduar me ta, u kanė dhėnė jetė, ata patjetėr duhet t’i duan kėto role. Tė gjitha i kanė tė shtrenjta, se janė tė vetat, janė si fėmijėt e tyre. Megjithatė, ashtu si nėnat qė kanė mė tepėr dobėsi pėr njėrin nga fėmijėt, ndoshta pėr atė qė i ka bėrė tė vuajnė mė shumė, ashtu edhe aktori disa role, disa figura i ka mė tė dashura. Unė kam patur shumė role, nė pjesėt tonat dhe tė huaja. Disa nga kėto role i kam dashur mė shumė, si Loken te "Toka jonė", Tringėn te "Shtatė shaljanėt", Marėn te "Pėrkolgjinajt", Gjelėn nė "Pėrmbytja e madhe", Gertrudėn tek "Hamleti", Bernarda Albėn te drama e Lorkės me tė njėjtin titull, Ledi Milford nė "Intrigė dhe dashuri", etj. Nė kėto role, sigurisht ka mė tė afėrt e mė pak tė tillė, po pėr mua rolet mė tė afėrt kanė qenė gjithmonė nga dramat tona kombėtare. Aktori e formon personalitetin e vet pranė popullit tė tij. Edhe vetė teatri e krijon fytyrėn e tij me krijimet kombėtare. Ato janė mė tė afėrta, si pėr spektatorin, ashtu edhe pėr aktorėt. Teatri i vėrtetė nuk e krijon dot fytyrėn e vet pa dramėn kombėtare. Ai mund tė verė nė skenė edhe vepra tė huaja. Aktorėt do t’i interpretojnė edhe ato vepra duke punuar me ngulm mbi to, por figurėn e vet tė vėrtetė teatri e krijon vetėm me krijimin e atmosferės, tė ambienteve, tė ngjarjeve dhe tė njerėzve tė vendit tė vet, tė popullit tė vet... Prandaj, nėse do tė them cilat janė rolet mė tė shtrenjtė pėr mua, pa ngurrim do tė pėrmend Loken dhe Gjelėn.

Pyetje: - Qė tė dyja role nėnash dhe, vėrtet, juve spektatori ju kujton pėrherė si aktore-nėnė, sepse nė shumicėn e roleve ju jeni e tillė. Por, cila ka qenė "nėna" juaj e parė?

Pėrgjigje: - Lokja! E ndoshta prej saj, megjithėse isha shumė e re atėherė, mė janė dhėnė pothuaj pėrherė role nėnash.

Pyetje: - Ju nė jetė jeni njė grua mjaft e gjallė, e gėzuar, enrgjike. Si mundėt tė krijoni, nga njė Marie e tillė, njė Loke tė pėrvuajtur?

Pėrgjigje: - Aktori prandaj ėshtė aktor. Ai duhet tė ndjejė edhe shpirtin edhe mendimet e personazheve, t’i bėjė tė vetat, sa nė skenė tė mos jetė mė vetja, por personazhi qė ka. Interpretimi mund tė bėjė gjithēka.

Pyetje: - A u mbėshtetėt nė njė figurė kokrete pėr tė dhėnė Loken?

Pėrgjigje: - Tė them se pėr Loken pata parasysh njeri tė caktuar, kjo s’do tė ishte e vėrtetė. Unė nuk ndjeva kėtė nevojė. Dhe nė pėrgjithėsi, nė asnjė rol timin, nuk jam nisur nga figurat konkrete. Drama e personazheve qė kam luajtur, sidomos tė nėnave shqiptare, unė arrija t’i ndjeja plotėsisht, t’i jetoja. Nė jetė kisha njohur vuajtjen, shtypjen e njeriut, tė gruas nė regjimet e kaluara. Kisha njohur shumė nėna shqiptare qė kishin vuajtur, ndoshta jo tamam si Lokja, por kjo s’ka aq rėndėsi. Sepse aktori nuk merr nga njerėzit fytyrėn, pamjen, gjestet, por dramėn e tyre. Ai duhet ta jetojė kėtė dramė, por pėr ta shprehur ai duhet ta shprehė vetė, me forcėn e tij, me atė ēka ai jeton nė shpirt, sepse ndryshe s’do tė kishim art, por kopjim tė jetės.

Ka dhe aktor qė marrin nga persona tė veēantė personazhin e tyre. Mendoj se kjo duhet bėrė vetėm kur ėshtė fjala pėr persona tė njohur historikė. Kurse kur kemi tė bėjmė me njė figurė artistike atėherė aktori duhet tė pėrdorė jo njohuritė mbi njė njeri tė caktuar, por gjithēka ai ka mbledhur nė jetė, gjithė bagazhin e vet mbi ambientet, zakonet, lėvizjet karakteristike tė banorėve tė krahinės nga ėshtė personazhi, veēoritė e moshės, tė klasės, tė shtresės shoqėrore, etj., etj. Tiparet e rolit dalin nga ky bagazh njohjeje. Sa mė shumė kulturė tė ketė aktori, sa mė shumė njohuri pėr jetėn, aq mė tė pasura, tė pėrgjithėsuara, tė vėrteta dhe origjinale, do tė jenė figurat qė aktori krijon. Por, qė tė pėrdoret ky bagazh njohjeje me sukses, duhet qė aktori tė njohė thellėsisht rolin e vet, ta ndjejė plotėsisht atė. Unė u pėrpoqa tė kthehem nė Loke. Munda t’ia jetoj dramėn, sepse kjo dramė ishte tepėr e njohur dhe e afėrt pėr mua. Pastaj gjithēka kisha vėnė re nė jetė, gjithēka dija mbi krahinėn e Lokes dhe njerėzit e saj, mė ndihmuan qė ta ndėrtoja kėtė Loke nė skenė, si figurė konkrete.

Pyetje: - Kjo ėshtė pyetja jonė e fundit, prandaj do tė jetė pėr tė ardhmen. Keni marrė ndonjė rol tė ri?

Pėrgjigje: - Po, dhe sėrish njė rol nėne...

 

 

Revista - "Shqiptarja e re", 8/1986

 

Redaktori: - Shumė role, interpretuar nga ju, kanė mbetur nė fondin e artė tė teatrit tonė ... Po ndalemi te Lokja. Dhe sa herė pėrmendim emrin e kėtij personazhi mendja menjėherė na shkon te ju... Njė fakt tė bukur na treguan nė Teatrin e Operas dhe Baletit: do tė vihej nė skenė opera "Toka jonė". Rolin e Lokes ia kishin dhėnė kėngėtares Sh.Mingomataj. Me ta marrė vesh kėtė, kėngėtarja, e tronditur shkon te regjisori dhe e refuzon. "Nuk mundem, - kish thėnė, - Lokja ėshtė e Marie Logorecit.

Marie Logoreci: - Kjo qė mė thoni mė emocionon. Lokja pėr mua ka qenė personazhi mė i dashur, sepse me tė, si tė thuash mė lidhin disa momente nė jetė. Kur isha fėmijė dhe dilja me prindėrit nėpėr pazarin e Shkodrės, mė binin nė sy fytyrat e malėsoreve, tė vrara nga vuajtjet e mjerimet. Por nė ato fytyra unė dalloja edhe krenari e burrėri. Mahnitesha nga kjo dhe harrohesha duke i parė. Mė tėrhiqte edhe veshja e tyre e bukur, xhubleta, shamijat borė tė bardha, vathėt e zbukurimet e tjera. Kur mora pėr tė interpretuar Loken mė dolėn para syve kėto gra... Mora prej tyre burrėrinė, krenarinė dhe ndjenjėn e sakrificės...

Lokja ėshtė njė nė dramė, por sa e sa gra kanė pasur fatin e saj nė jetė. Nė turnetė qė kemi bėrė, me dhjetra gra mė kanė thėnė: "Unė jam Lokja". Kjo mė rrėnqethte, por si aktore mė ndihmonte qė tė sillja nė skenė zėrin e atyre viktimave...

Redaktori: - Cili ka qenė fillimi i jetės suaj skenike?

Marie Logoreci: - E vėrteta ėshtė se para se tė hyja nė jetėn e teatrit, skenėn e njihja si kėngėtare. Kur isha nxėnėse nė shkollėn femėrore tė qytetit tim tė lindjes, Shkodrės, vėrtet kisha interpretuar nė grupin amator, por ėndrrėn time mė tė fortė kisha kėngėn. Doja tė bėhesha kėngėtare. Kėndoja nėpėr shtėpi e oborr. Kėndoja kur ndihmoja gjyshen tė punonim nė kopshtin qė kishim para shtėpisė; kėndoja kur mė ngarkonte nėna tė bėja ndonjė punė. Shpesh e kapja veten tė humbur fare pas kėngės dhe harroja se ato muret e larta tė avllive tona nė Shkodėr, nuk e linin tė dilte nė rrugė...

Pas ēlirimit u aktivizova si kėngėtare e kėngės popullore dhe asaj partizane pranė Radio Tiranės. Mu plotėsua kėshtu dėshira e zemrės dhe e ndieja se kisha fituar gjithēka mė duhej nė jetė, por... Specialistė tė teatrit aso kohe, duke ndjekur interpretimin qė i bėja kėngės, mė vijnė njė ditė nė shtėpi dhe mė japin njė tekst. "Mėsoje, - mė thanė - dhe pas disa ditėsh eja nė teatėr". Po mė largonin nga kėnga!? Megjithatė nė teatėr u paraqita ditėn e caktuar dhe regjisori mbeti shumė i kėnaqur nga interpretimi. "Tė vish nė teatėr, mė tha, ne kemi shumė nevojė pėr shoqe me talent. Ju do tė tėrhiqni pas vetes edhe tė tjera. Se sot ėshtė e vėshtirė..." Ai foli gjatė dhe unė shihja se si mė hapej para syve njė botė e tėrė, qė do tė mė bėhej e shtrenjtė sa jeta.

Redaktori: - Po tė kemi parasysh vitet kur keni filluar, duhet ta keni pasur tė vėshtirė, ndoshta qė nga familja, qė nga burri juaj...

Marie. Logoreci: - Vėshtirė e kisha, por familjen dhe tim shoq e pėrjashtoj. Im shoq rridhte nga njė familje arsimdashėse. Vjehėrri im, mėsuesi i njohur patriot (Mėsues i Popullit) Matģ Logoreci ishte njeri shumė pėrparimtar. Mbaj mend, kur isha nuse e re, atij i erdhi njė letėr anonime. Kishte nė tė sharje e kėrcėnime nga mė tė ndryshmet, sepse ai luftonte, fliste e shkruante edhe pėr emancipimin e gruas shqiptare. Nė fund tė letrės, nga njė dorė e nervozuar ishte vizatuar njė revolver... Kėto punė laheshin me gjak... Megjithatė ai nuk u tėrhoq dhe mua mė mbante gjithmonė pranė, mė kėshillonte tė ruaja personalitetin tim nė shtėpi e shoqėri, kudo qė ndodhesha. Kurse nė opinionin e atėhershėm ishte e rėndė tė shkonte njė grua nė teatėr, tė dilte nė skenė e tė luante me burra. Mė besoni kur kaloja rrugės e pėrqėndroja mendjen diku, qė tė mos dėgjoja ē’thoshin prapa portave. Kėnaqėsinė mė tė madhe ma jepte momenti kur hyja nė portėn e teatrit dhe atėherė gjithēka mbetej pas. Pėrpara ishte bota e bukur e atij arti qė mė kishte rrėmbyer zemrėn.

Redaktori: - Dy fjalė pėr rolet e tjerė?!

Marie Logoreci: - Kam interpretuar nė shumė pjesė tė autorėve tanė e tė huaj. Diku mė ėshtė dashur tė jem "hipokrite" dhe e "djallėzuar", diku "nėnė e pamėshirshme" e diku "intrigante oborri". Se pėr aktorin roli ėshtė i dashur dhe ai duhet t’i kushtohet me mish e me shpirt pėr ta sjellė nė jetė.

 

 

Interpretime tė Marie Logorecit nė skenė e film.

 

 

Premiera nė skenė:

 

 

1. "Ēėshtja ruse" - K. Simonov - (Xhesi) 1947

2. "Tartufi" - Molier - (Elmira) 1947

3. "Gishti para hundės" - J. Horvat - (Mici) 1948

4. "Platon Kreēiot" - A. Kornejēuk - (Maria Kreēiot) 1948

5. "Prefekti" - B. Levinja - ( ) 1948

6. "Rrėnjė tė thella" - Xh. Gou, & A. D’juso - (Alisa Lengton) 1949

7. "Makar Dubrava" - A. Kornejēuk - (Olga Andrejevna) 1950

8. "Komploti i tė dėnuarve" - N.Virta - (Kristina Padera) 1950

9. "Halili dhe Hajria" - K.Jakova - (Fatimja) 1950

10. "Janė plagėt qė flasin" - - (Fatimja) 1951

11. "Zėri i Amerikės" - B.Llavranjev - (Misis Kidd) 1951

12. "Revizori" - N.V.Gogol - ( Gruaja e Llukiēit) 1952

13. "Gjashtė dashnorėt" - Abruzov - (Aljona Patrovna) 1952

14. "Pėrmbysja" - B.Riniev - (Sofia Petrovna) 1953

15. "Toka jonė" - K.Jakova - (Lokja) 1954

16. "Vajza e thinjur" - - (teto Vana) 1955

17. "Pėrleshja" - Xh.Broja - (Sofia) 1955

18. "Armiqtė" - M.Gorki - (Kleopatra Petrovna) 1956

19. "Intrigė e dashuri" - F.Shiler - (Ledi Milford) 1957

20. "Orėt e Kremlinit" - N.Pogodin - (Zabelina) 1957

21. "Shtatė shalianėt" - N.Luca - (Tringa) 1958

22. "Nė tufan" - F.Paērami - njė grua 1959

23. "Hamleti" - U.Shekspir - (Gertruda) 1960

24. "Shtėpia e Bernarda Albės" - F.G.Lorka - (Bernarda Alba) 1961

25. "Ambicja" - B.Levonja - (Bajamja) 1961

26. "Mbi gėrmadhat" - F. Paērami - (Musinea) 1962

27. "Morali i zonjės Dulska" - G.Zapolska - (Tadrahova) 1962

28. "Rrėshqitja" - B.Levonja - (Fitneti) 1962

29. "Shtėrngata" - C.Y - (Lu Sė Ping) 1963

30. "Xhaxha Vania" - A.Ēehov - (Maria V. Vojnickaja) 1964

31. "Lubov Jarovaja" - K.Treniev - ( ) 1964

32. "Roje nėn llampat neon" - Sh.Sh.Men, M.In, e L.Sh.Ēen - (Lin Nai Shua) 1965

33. "Muri i madh i Pakapėrcyeshėm" - Xh.Huan - (Nėna Xhun) 1966

34. "Pėrkolgjinajt" - K.Jakova - (Mara) 1966

35. "Cuca e maleve" - L.Papa - (Prenda) 1967

36. "Drita" - M.Luca - (Manushaqja) 1967

37. "Heronjt e Linasit" - S.Pitarka - (Nėna) 1968

38. "Ēatia e tė gjithėve" - K.Blushi - (Plaka) 1968

39. "Lulet e shegės" - K.Jakova - (Havaja) 1977

40. "Bashkė me agimin" - K.Jakova - (Drandja) 19

41. "Zonja nga qyteti" - R.Pulaha - (Nekia) 1975

42. "Njė nuse pėr Stasin" - T. Laēo - ( ) 1971

43. "Pėrmbytja e madhe" - K.Jakova - ( Gjela ) 1977

 

 

 

Filma

 

 

1. Skėnderbeu - 1953

2. Fėmijėt e saj -  1957

3. Tana - 1958

4.Detyrė e Posaēme - 1963

6.Toka jonė - 1963

7 Njėsiti gueril - 1969

8.Operacioni zjarri - 1973

9. Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur - 1975

10.Nga mesi i errėsirės - 1978

11.Dollia e dasmės sime -1978

12.Ēeta e vogėl (i pa shfaqur nė publik )

 

 

Sipėr