shqip > Jeta

 

 

 

Maria lindi nė Shkodėr mė 23 Shtator 1920. I jati Palok Ēurēia ishte zejtar kurse e ėma Roza, shtėpiake. Ajo u bė gėzimi i vetėm i familjes dhe prindėrit u kujdesėn ta edukojnė me ndjenja tė flakta patriotike. Paloka ishte njė nga themeluesit e "Shoqėrisė punėtore" njė shoqėri sindikaliste. Maria qė fėmijė u njoh me vėshtirėsitė ekonomike dhe me dramat shoqėrore tė kohės qė ndjeheshin edhe nė familjen e saj. Qė nė vegjėli Marien e thirrėn me pėrkėdheli Tushi. Ishte fėmijė e mbarė, topalake e shoqėrueshme me tė gjithė moshatarėt megjithėse ishte vajzė e vetme; ishte e butė e pa shenja llastimi e kokėfortėsie. Tushi ngadalė u rrit dhe filloi shkollėn femėrore tė "Motrave Stigmatine", njė shkollė qė pėrmbante nė programin mėsimor edhe lėndė fetare fakultative.

Vitet e shkollės kalojnė shpejt dhe Tushi rritet e hyn nė gjimnaz. Qė nė kėtė kohė filluan tė duken prirjet e para. Ajo vizaton bukur, kėndon dhe mė vonė fillon t’a shoqėrojė veten me mandolinė ose kitarė, nuk i pėlqen matematika dhe lėnda e Besimit. Por kėnga e vizatimi ishin pasioni i moshės. Fatmirėsisht ruhen rreth 20 vizatime tė asaj kohe nė tė cilat dėshmon njė shpirt tė butė e delikat dhe njė raport fin me objektin qė vizaton; dashuria, syri i mprehtė e vėzhgues, harmonia e ngjyrave dhe fantazia nė vizatim tė bėjnė tė mendosh vetėm pėr talent.

 

Kėnga dėgjohej kudo ku ishte Tushi, nė shtėpi, tek fqinjėt, nė raste festash tek tė afėrmit. Me mėsime shkonte mirė. Brenda njė kohe tė shkurtėr mėsoi gjuhėt italiane e malazeze, por ajo qė ndikoi fuqimisht nė shpirtin e saj dhe qė la gjurmė pėrjetė ishte njohja qė nė vogli me zakonet, traditat dhe eposin e veriut nėpėrmjet malėsorėve qė bujtnin nė shtėpinė e tė jatit. Njohja dhe mė vonė studimi i kėtyre zakoneve, mjedisit, folklorit e etnografisė u bė njė pasion i ri pėr Tushin. Tė jatit kur i thonin se Tushi ėshtė e shkathėt si djalė, bisedon me tė rriturit kėndon dhe i bie mandolinės shumė mirė, ai pėrgjigjej: - "Po, por nuk ėshtė djalė!" ...Kujtonte kėshtu fėmijėn e parė, djalin qė i vdiq.

Duke shfletuar hartimet e shkollės sė kėsaj periudhe ndeshim njė me titull: "Dje nė Tiranė...sot nė Shkodėr..."

 

Mė 27 tė Nandorit shkova nė Tiranė me e pritė kremtjen e flamurit. Atje ndeja edhe do dit tė tjera me e pa ma mirė kryeqytetin,... - dhe pasi pėrshkruan bukuritė e Tiranes, vazhdon - Mbasi e njofta mirė, ktheva nė Shkodėr e u kujtova se mė kishte marrė malli pėr njato pak dit qė ndenja atje.

Mandej thashė: dje nė Tiranė sot nė Shkodėr, ma mirė sot se dje, se si i thonė njė fjalės: Vendin e huej ta lėvdoshin, por mbrendė mos i shkosh.

Nuk kaluan as 6 vjet dhe Maria shkoi pėrgjithmonė nė Tiranė. Ajo u largua nga Shkodra nė vitin 1937, nė moshėn 17 vjeēare, duke marrė me vete nga familja pėrveē frymės atdhetare, talentin, dashurinė pėr folklorin, mandolinėn e saj dhe emrin e shkurtėr Tushi qė e shoqėroi gjatė gjithė jetės nė familje e tė afėrm.

Maria u martua nė Tiranė me Kolė Logorecin i cili nė atė kohė ishte kthyer nga Vjena ku kishte mbaruar studimet e mesme e tė larta pėr ekonomi. Pranė "Miqve tė muzikės" kishte ndjekur pėr pesė vjet mėsimet pėr instrumentin e dashur tė Vjenės, violinėn. Ai ishte ekonomist shumė i zoti dhe brenda disa vjetėsh u bė Shef i Buxhetit tė Shtetit dhe mori titullin mė tė lartė tė kohės nė Shqipėri "Kalorės i urdhėrit tė Skėnderbeut". Kola ishte djali i madh i atdhetarit e gjuhėtarit Mati Logoreci (Mėsues i Popullit) njė nga figurat e njohura tė shoqėrisė sė kohės. Ai rridhte nga familja e njohur e Logorecėve qė pėrmendet qė nė vitin 1300 me emrin Logoreseos. Nė shtėpinė e Logorecėve Maria ra nė kontakt me shoqėrinė e kohės me bisedat e Matisė me Fishtėn, Koliqin, Ēabejin, Xhuvanin dhe me bisedat pėr Luigj Gurakuqin, e Mjedėn (tė cilin Matia e kishte djalė halle).

Nė kėtė mjedis pasioni i Maries gjeti terren qė tė zhvillohej dhe bota e saj shpirtėrore e intelektuale u bė mė e gjerė. Ajo filloi tė mėsojė nga i shoqi gjermanisht. Nė pasionet e saj u fut edhe biēikleta. Bėnte shėtitje duke shkuar me tė shoqin me biēikleta shpesh nė Durrės, por edhe deri nė Shkodėr.

Jeta artistike e Marie Logorecit nisi si kėngėtare nė Radio Tirana nė vitin 1945 ku kėndoi si soliste, drejtpėrdrejt nė mikrofon, nė emisione 20 minutėshe, kėngė popullore tė Shkodrės, tė Shqipėrisė sė mesme dhe kėngė partizane. Ndėrkohė ndoqi njė kurs njėvjeēar pėr kanto qė u hap pranė Liceut Artistik nė Tiranė, me pedagoge Jorgjia Trujėn (Artiste e Popullit). Filloi tė kėndojė gjithashtu nė koncerte qė jepeshin nė kryeqytet nė raste tė ndryshme.

Nė vitin 1947 bėri pjesė si soliste nė korin e pėrgjithshėm tė Shtetit me tė cilin bėri turne edhe jashtė vendit.

Duke parė aftėsinė interpretuese tė Maries kur kėndonte i propozuan tė punonte nė Teatrin Popullor. Ky kalim ishte i vėshtirė edhe pėr Marien dhe pėr mjedisin. Por familja e emancipuar dhe i shoqi Kola luajti njė rol tė madh, jo vetėm duke qenė dakort, por edhe duke e ndihmuar, duke e liruar nga shumė punė qė ajo tė ecte pėrpara, tė zhvillonte talentin e saj. Kėshtu nė Nėntor tė vitit 1947 pėr Marien u hap perdja e jetės sė vėrtetė skenike, ajo tashmė ishte aktore e Teatrit Popullor.

Rruga e saj skenike kaloi me perpjekje, por me kėnaqėsinė, e pėrmbushjes sė pasionit dhe suksesit. Por kjo rrugė u pengua nga vėshtirėsitė familjare nga vdekja e tė shoqit Kolės dhe detyrimet qė e vetme t’i plotėsonte gjithēka tė birit; qė ai nė atė kohė tė formimit tė personalitetit e karakterit tė mos ndjente zbrazėtinė qė normalisht shkakton mungesa e njėrit nga prindėrit.

Maria ishte shumė sistematike, gjithmonė e ngarkuar me punė por gjente kohė qė tė merrej me kopshtin, me lulet e shumta, me pėllumbat, qentė e macet, tė gatuante, tė pėrgatitej pėr shfaqjen tė lexonte apo dėgjonte muzikė. Nuk thoshte kurrė "u lodha". Gjithmonė e shihje t’i bėnte gjėrat shpejt, plot energji e temperament, sa dhe kur ecte dukej sikur vraponte. Kishte njė kujtesė qė tė mahniste, ajo mbante mend vargjet e legjendave tona, faqe tė tėra nga Iliada e Odisea, siē mbante mend tekstet e shfaqjeve qė ishin dhėnė 30 vjet mė parė.

Marie Logoreci ka mbetur nė kujtesėn e atyre qė e kanė njohur ashtu siē ka qenė, e qeshur, e thjeshtė, e sinqertė, e gjallė e plot jetė; njė grua me njohuri tė gjithanėshme me tė cilėn kishe dėshirė tė bisedoje pėr ēdo gjė e tė kėrkoje njė mendim, njė kėshillė.

Maria ishte nė harmoni tė plotė me temperamentin dhe specifikėn e tė gjitha tipareve tė natyrės sė saj, qė kanė gjetur forcėn e shprehjes, thellėsinė psikologjike dhe pjekurinė artistike nė artin e saj.

Me punėn e saj krijuese Marie Logoreci na ka dhėnė njė galeri tė pasur figurash qė nuk harrohen pėr skalitjen me mjeshtri, pėr forcėn shprehėse e realizmin. Gama e roleve tė interpretuara nga Maria ėshtė e gjerė dhe e pasur nė tipa e karaktere tė afėrt e tė kundėrt. Mjeshtėria interpretative dhe forca e saj emocionale janė shtrirė qė nga anėt mė tė ndritshme tė shpirtit njerėzor deri nė skajet mė tė errta.

Kujtojmė Alisa Lengton, borgjezen kapriēoze, konservatore, tė kamufluar e raciste te "Rrėnjėt e thella".

Kristina Padera, hipokriten e djallėzuar, kreun e kompllotistėve tek "Komplloti i tė dėnuarve".

Gertruda, mbretėreshėn qė lufton me vetveten pa rrugėdalje te "Hamleti".

Fatimja, gruan e regjur me intrigat e oborrit, sa servile aq arrogante, te "Halili dhe Hajria".

Bernarda Alba, gruan e zezė me fuqi tė ftohtė e tronditėse.

Kush e ka parė, nuk u emocionua e nuk fshiu njė lot tė fshehtė nga interpretimi i Maries nė Loken te "Toka jonė".

Kėshtu nė veprat e Shekspirit, Molierit, Lorkės, Gorkit etj., si dhe nė veprat kombėtare tė Kolė Jakovės, Ndrekė Lucės etj., numri i personazheve tė interpretuara dhe numri i madh i figurave artistike tė krijuara nga ajo, na japin nė tėrėsi portretin e plotė tė kėsaj artisteje tė shquar. Porteti i saj ėshtė veēanėrisht shprehės, me tipare tė qarta individuale, me ngjyrim tė veēantė, me njė harmoni tė papėrsėritshme tė brendshme e tė jashtme.

Karakteri dramatik, ekspresiviteti i lėvizjeve dhe tipareve, temperamenti i flaktė, kanė gjetur shprehje tė plotė nė tė gjithė qėnien dhe nė vokalin e saj. Ajo di t’i imponojė spektatorit figurėn artistike me tė gjitha mjetet e arsenalit tė saj aktoresk qė nga pasuria intonative e zėrit, deri te natyra dinamike e ekspresive e tipareve. Ajo ka arritur ta njohė deri nė virtuozitet forcėn akustike tė zėrit dhe veprimin e saj mbi spektatorin.

Puna e gjatė si aktore e bėri qė t’i lindė interesi edhe ndaj regjisė. Aktiviteti i saj si regjisore ėshtė i suksesshėm por modest e nuk zė vend me rėndėsi nė krijimtarinė e saj, por tregon pėr interesat e saj tė gjera, shpirtin krijues qė nuk e humbi gjallėrinė as nga vitet.

Maria ishte edhe pioniere e kinematografisė shqiptare. Ajo ishte interpretuese nė filmin e parė shqiptar me metrazh tė shkurtėr, nė 12 filma tė Kinostudios dhe Televizionit. Interpretimi i Marie Logorecit nė film ruan deri nė njė farė mase tiparet e interpretimit skenik. Rolet e para nė kine- matografi sigurisht kanė patur vėshtirėsitė e veta, gjė qė ajo e ka vėnė nė dukje duke folur pėr interpretimin e saj nė film. Ėshtė e kuptueshme, se ishin hapat e para tė kinematografisė sonė, aktorėt e teatrit sillnin njė farė teatraliteti nė interptretim, megjithatė heroinat e krijuara nga Maria nė film, janė figura tė individualizuara, ēka ruajnė vlerėn e tyre nė historinė e filmit shqiptar nė raport me kohėn.

Maria mbeti njė aktore e madhe e skenės. Ajo krijoi artin e saj. Duke qenė vrojtuese e mprehtė e jetės sė popullit arriti tė mbledhė polenin jetėsor e ta hedhė nė veprėn e saj artistike duke i dhėnė spektatorit shpirtin e njeriut, dhembjen, protestėn, revoltėn, urrejtjen, cinizmin, hipokrizinė, dinakėrinė, etj... atė qė ėshtė esenca e rolit, atė magji qė shkakton njė art tė vėrtetė. Gjuha e saj artistike ėshtė ekspresive dhe me kolor, mjetet skenike qė ka aplikuar Maria, janė realizuar prej saj me mjeshtėri duke vėnė vulėn e vet tė interpretimit, atė qė ishte personale tė Maria.

Rolet mė tė suksesshėm tė saj janė: Xhesi te "Ēeshtja ruse", Alisa Lengton te "Rrėnjė tė thella", Kristina Padera tek "Komploti i tė dėnuarve", Fatimja te "Halili dhe Hajrija", Aljona Patrovna te "Gjashtė dashnorėt", Lokja te "Toka jonė", Ledi Milford te "Intrigė e dashuri", Tringa te "Shtatė shaljanėt", Gertruda te "Hamleti", Bernarda Alba te "Shtėpia e Bernarda Albės", Tadrahova te "Morali i zonjės Dulska", Nėna Xhun te "Muri i madh pakapėrcyeshėm", Mara te "Pėrkolgjinajt", Plaka te "Ēatia e tė gjithėve", Nėna te "Cuca e maleve", Gjela te "Pėrmbytja e madhe" etj.

UP